TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Prill 2024, 14:40

Detaje të reja nga arrestimi i drejtorit të IMT-së Kurbin, lejoi ndërtimin e kompleksit të Gëzim Çelës në Patok

Shkruar nga Pamfleti

Detaje të reja nga arrestimi i drejtorit të IMT-së Kurbin, lejoi

Zbardhen detaje të reja lidhur me arrestimin e drejtorin e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit Kurbinit, Jetmir Muzhika dhe ish-drejtorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Lezhë Flori Gjini, aktualisht Drejtor i Filialit të Postes. 

Jetmir Muzhika ka lejuar ndërtimin e kompleksit të Gëzim Çelës në Patok. Bëhet fjalë për kompleksin e ‘Royal Blue’ në pronësi të baronit të drogës, tashmë prej muajsh i arrestuar. Mësohet se kompleksi është në emër të Fatjon Frangajt.

Kujtojmë se janë pezulluar të gjithë inspektorët në sajë të hetimeve të nisura për ndërtime pa leje në zonën e Patokut.

Zyrtaret e IVMT-se dhe ish kreu i IKMT akuzohen për "Shpërdorim Detyre", pasi sipas prokurorisë me mosvreprimet e tyre kanë lejuar ndërtime në zonën e mbrojtur të Patokut dhe kanë marrë në mënyrë të paligjshme inerte në lumin Mat.

Sipas prokurorisë, zyrtarët kanë shpërdoruar detyrën duke mos vepruar për të ndaluar ndërtimet pa leje dhe shfrytëzimin e inerteve të lumit Mat.

5 masat e sigurisë të ekzekutuara:

- Jetmir Muzhika, drejtor i IMT, bashkia Kurbin- “Arrest në burg”

-Flori Gjini, ish-kryeinspektor i IKMT Lezhë- “Arrest në shtëpi”

-Rivelioni Ismalaj, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik

-Shan Preci, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik

-Artur Përdoda, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik

Lini një Përgjigje