TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Prill 2025, 11:40

Detaje nga pengmarrja në Tiranë/ 68-vjeçari lidhje intime me një nga rrëmbyeset; zbardhet dëshmia e tij në polici

Shkruar nga Pamfleti
Detaje nga pengmarrja në Tiranë/ 68-vjeçari lidhje intime me
Detaje nga pengmarrja në Tiranë

Detaje të reja janë zbardhur nga pengmarrja në kryeqytet. Grupi i rrëmbyesve, të cilët u arrestuan nga Policia e Tiranës, pretendojnë se 68-vjeçari kishte lidhje intime me Nikoleta Begollin, një nga pesë të arrestuarit.

Autorët i kanë thënë të moshuarit se Nikoleta është njeriu i tyre dhe e kanë marrë me forcë brenda në automjet.

Edhe vetë e arrestuara pretendon se kishte lidhje intime me 68-vjeçarin Edvar Agalliu, por ky i fundit e ka mohuar.

Autorët më pas e kanë mbajtur peng për rreth pesë orë në fshatin Kakunjë.

Ka qenë një familjar i të rrëmbyerit ai që ka njoftuar policinë, të cilët më pas identifikuan personat e përfshirë në pengmarrje.

Të arrestuarit janë Sulejman Sina, Klinton Sina, Idajet Mashollari, Bajram Ibraliu dhe Nikoleta Begolli.

 

68-vjeçari lidhje intime me një nga rrëmbyeset

Lini një Përgjigje