
Një ngjarje e raportuar fillimisht si rrëmbim në qytetin e Sarandës ka marrë një kthesë të papritur. Policia e Sarandës ka konfirmuar se 19-vjeçari Francesko Mani, i raportuar si i zhdukur, është paraqitur në ambientet e Komisariatit lokal, në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas deklaratës zyrtare të Policisë, i riu ka sqaruar se gjithçka lidhet me një mosmarrëveshje personale me një tjetër shtetas. Detajet e konfliktit nuk janë bërë ende publike, por hetimet vijojnë për të dokumentuar të plotë ngjarjen dhe për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë.
Policia ka reaguar pas publikimeve në media dhe rrjete sociale, ku ngjarja u interpretua fillimisht si një rrëmbim. Zyrtarisht, ende nuk ka të dhëna që e klasifikojnë rastin si rrëmbim kriminal, por autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë derisa hetimi të përfundojë.
Lini një Përgjigje