TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Nëntor 2024, 22:45

Aksident i rëndë në Durrës, makina me tre të rinj përfundon në kanal!

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Durrës, makina me tre të rinj

Pas atij në Lezhë, një tjetër aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Një automjet me tre të rinj ka përfunduar në kanal në qytetin e Durrësit.

Mësohet se aksidenti rrugor ndodhi në hyrje të autostradës Durrës-Tiranë, ku një makinë tip Seat me tre të rinj ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Për të nxjerrë të rinjtë nga automjeti ka qenë e nevojshme ndërhyrja e forcave të shërbimit zjarrfikës.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, por hetimet vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Fatmirësisht, të rinjtë janë nxjerrë nga makina dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore, sipas burimeve policore, është jashtë rrezikut për jetën.

Lini një Përgjigje