TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Janar 2024, 12:55

50 mijë euro mallra kontrabandë, arrestohen dy të rinjtë nga Kukësi

Shkruar nga Pamfleti

50 mijë euro mallra kontrabandë, arrestohen dy të rinjtë nga

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë në aksin Milot-Tiranë, pasi transportonin nga Kosova me furgonë mallra me vlerë rreth 50 mijë euro, pa fatura tatimore.

Mësohet se të arrestuarit janë nga Kukësi, përkatësisht Istref Onuzi dhe Ajet Doçi.

Policia ka sekuestruar 2 furgonët, produktet farmaceutike, kozmetike, ushqimore si dhe bizhuteri floriri.

“Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Passage”. Transportonin me furgonë, mallra me vlerë rreth 50 000 euro, pa fatura tatimore, kapen në flagrancë në aksin “Milot-Tiranë”, dhe vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen 2 furgonët dhe mallrat e llojeve të ndryshme. Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, të siguruar në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se 2 shtetas transportonin me furgonë, mallra me vlerë të konsiderueshme, të dyshuara të kontrabanduara nga Kosova, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin policor të koduar “Passage”.

Gjatë operacionit u kapën në flagrancë, në aksin rrugor “Milot-Tiranë”, dhe u vunë në pranga shtetasit I. O., 29 vjeç, dhe A. D., 37 vjeç, të dy banues në fshatin Nange, Kukës. Në furgonët që drejtonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, mallra të ndryshme (produkte farmaceutike,), me vlerë totale rreth 50 000 euro, të papajisura me fatura tatimore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, bëjnë me dije blutë.

50 mije e mallra kontraband dy te rinj kukes

Lini një Përgjigje