
Të mërkurën, Kryeministri Rama, i cili është edhe kreu i Partisë Socialiste, u angazhua në takime, ku fillimisht priti nënkryetarët e Bashkisë dhe kandidaten Manastirliu, dhe më pas u takua me deputetët socialistë të Tiranës dhe ministrat. Në të dyja takimet, Rama vuri theksin te zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, duke i konsideruar ato një proces të domosdoshëm.
Socialistët e Edi Ramës po përfundojnë me shpejtësi të gjitha organizimet që lidhen me zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, ndërsa brenda dy javësh nga momenti që Kryeministri shpalli kandidaturën e Ogerta Manastirliut dhe udhëzoi këshilltarët socialistë të shkarkojnë Erion Veliajn nga detyra e Kryetarit të Bashkisë, ata kanë kryer të gjithë procesin përgatitor brenda radhëve të tyre.
Belinda Balluku, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, do të drejtojë fushatën e socialistëve për Bashkinë e Tiranës. Ky është vendimi që mori Edi Rama, pas takimeve me deputetë dhe ministra të Tiranës.
Kështu, pas zyrtarizimit të Ogerta Manastirliut si kandidate për Kryetare Bashkie, Belinda Balluku u emërua si drejtuese e fushatës për zgjedhjet e pjesshme vendore për Tiranën.
Kjo e fundit ishte kryetare e fushatës për Qarkun e Fierit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku fitoi 12 nga 16 mandatet parlamentare që ka ky qark.
Nga ana tjetër, demokratët dhe aleatët e Sali Berishës nuk po arrijnë të nxjerrin një kandidat, edhe pse në garë janë disa emra. Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti kanë deklaruar se nuk do të hyjnë në garën e pjesshme, për shkak të faktit se kryetari i bashkisë që do të zëvendësojë Erion Veliajn do të ketë një mandat që nuk do të zgjasë më shumë se 18 muaj, deri në zgjedhjet e vitit 2027.
Pas kësaj, janë përmendur disa emra, dhe disa të tjerë madje janë ofruar si kandidatë. Ende nuk dihet se kur opozita do ta bëjë zyrtar një emër, megjithëse qarkullojnë disa ide, duke filluar nga figura të shoqërisë civile deri te figura politike.
Të mërkurën, më 24 shtator, Kryeministri Edi Rama zhvilloi dy takime të rëndësishme. Së pari, me katër nënkryetarët e bashkisë, kryetaren në detyrë Anuela Ristani dhe Ogerta Manastirliu, kandidaten zyrtare të PS-së për pozicionin e kryetarit të ri të bashkisë.
Të mërkurën, kryeministri Rama, i cili është edhe kreu i Partisë Socialiste, ishte i angazhuar në takime, ku fillimisht priti nënkryetarët e Bashkisë dhe kandidaten Manastirliu, dhe më pas u takua me deputetët socialistë të Tiranës dhe ministrat. Në të dyja takimet, Rama e ka vënë theksin te zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, duke e konsideruar atë një proces të domosdoshëm. Në këto kushte, Rama duket se i ka dhënë fund dyshimeve se Tirana mund të udhëhiqet nga një emër i komanduar, duke shmangur kështu zgjedhjet e parakohshme të pjesshme.
Sipas raportimeve, Rama thuhet madje se ka deklaruar se pavarësisht kandidatit që mund të emërojë pala tjetër (opozita), ai do të hyjë në garë si humbës dhe do të dalë edhe më i humbur.
Qeveria pritet të zyrtarizojë sot, gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Ministrave, shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e Kryetarit të Bashkisë.
Më pas pritet të shpallet vakanca dhe i takon Presidentit të Republikës të caktojë datën e zgjedhjeve për Tiranën.
Nga ana tjetër, Veliaj, nëpërmjet këshilltarit të tij ligjor, pritet të apelojë vendimet, qofshin ato të Këshillit Bashkiak apo të Qeverisë, ndërsa më parë kërkoi të dëgjohej nga këshilltarët e Tiranës përpara se ata të merrnin vendimin.
Siç ndodh rrallë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, 50 këshilltarë nga PS, PD dhe aleatët e saj, bashkuan votat e tyre për të shkarkuar Veliajn si Kryetar Bashkie, një vendim që u njoftua nga Edi Rama më 11 shtator, nga salla ku kishte mbledhur Asamblenë e PS për të prezantuar emrat e rinj të ministrave. Nga kjo mbledhje, Edi Rama kërkoi fillimin e procesit për shkarkimin e Veliajt, madje e vulosi vendimin pasi shpalli Ogerta Manastirliun si kandidate të PS për Bashkinë e Tiranës.
Mjere administrata qe do ja marrin leket e vjedhura por dhe kursimet nga paga. Behen gjerat kaq haptazi, dhe njerezit prape dele. Sulen si te terbuar nje ushtri zuzaresh, te kalbur ne korrupsion,Cet hajdutesh, plackites te prones publike, per ti garantuar padrinos alibabait mbajtjen e pushtetit me cdo kusht.