TAGS-AT E JAVËS

Forum13 Prill 2026, 19:25

Ura 430 mln euro në rrugën "nacionale" SPAK-BKH, si ura e Bosforit!

Shkruar nga Myslim Murrizi

Ura 430 mln euro në rrugën "nacionale" SPAK-BKH, si ura e

Së shpejti “pritet” të ndërtohet një metro nëntokësore, si dhe paralelisht me të edhe një linjë tramvaji e teleferiku.

SPAK, si agjencia e prokurimeve publike e Jonaid Myzyrit, që sajon tenderë dhe shpik stile moderne ndërtimi për të gjetur “ura” komunikimi me BKH, që në fakt varet direkt nga SPAK.

Një investim “strategjik që ndikon shumë” në rregullimin e marrëdhënieve midis dy sektorëve të të njëjtit institucion, por shumë fare do të “ndikojë” në takimet top-sekret që do të zhvillohen ndërmjet drejtuesve të SPAK dhe BKH-së, z. Klodian Braho me z. Joni Keta, ku sipas këtij projekti të kësaj ure, të gjitha takimet do të bëhen në mes të urës për të shmangur dekonspirimet e operacioneve, si ai i call center-ave tek pallati në krah të Gjykatës së Lartë apo i kantinës së verërave që iu “humbi” pa dashje.

Kjo urë është vetëm fillimi i “modernizimit” të komunikimeve mes SPAK dhe BKH.

Së shpejti “pritet” të ndërtohet një metro nëntokësore, si dhe paralelisht me të edhe një linjë tramvaji e teleferiku.

Pastaj do të ndërtohet një tunel nëntokësor komunikimi mes SPAK-ut dhe KLP-së, që Olger Eminaj t’i prezantojë “veglat” që ka blerë në Itali pa problem.

Sipas këtij modeli komunikimi do të ndërtohen edhe 20-30 ura të tjera ajrore për të lidhur GJKKO me KLGJ, Gjykatën e Apelit me ILD e Tur Metanit, Gjykatën e Lartë të Sokol Sadushit me Gjykatën Kushtetuese të Fiona Papajorgjit.

Pastaj i njëjti model komunikimi do të përdoret mes Kryeministrisë dhe AKSHI-t të Lindës, mes Kryesisë së Kuvendit dhe “artistëve të kloun” që kërcejnë te vila e Enverit.

Ndërsa për komunikimet mes grupeve kriminale dhe strukturave të tjera të shtetit nuk ka nevojë për ura kamufluese, pasi ata flasin hapur në telefon dhe nuk iu bën përshtypje, ngaqë shumicën e drejtuesve i kanë emëruar vetë dhe i kanë nën hyqmë si ushtarë.

2 Komente

  1. X
    Xhek

    Ju te pamfletit ini i vetmi portal qe qe thoni te verteten dhe skini frike nga kercenimet . Do ju lutesha te investigoni si eshte kryer tenderi per kete objekt dhe do kuptoni qe eshte kryer ne menyre krejt te pa ligjshme dhe abuzive pra nje vjedhje e paster.

    1. f
      five company

      Nuk eshte e thjeshte per te konceptuar uren e lidhjes ose te bashkepunimit. Idea qe fshihet eshte kamuflimi i bashkimit te politikes kuantitative ose sasiore me ate kualitative ose cilesore. Dhe perseri nuk eshte aq e thjeshte sa ju mendoni kur une flas te nje ure midis Policise dhe Gjyqesore .. Pra, po ta nis per gete edukimin intelektual te policeve, do te thote eshte sasiore. Ne sensin e egersise dhe forces qe duhet te ushtroje mbi qytetaret per zbatimin e ligjit. Klecka qendron ketu, nese te gjithe ne si qytetare te nje shteti, nqs do kishim moral dhe studiuar ligjet do ekzistonte policia???!! Perseri klecka vazhdon, psh Elvis Martinaj dikur ka qene pjesetar i forcave renea, sa e sa police qe kane qe pjesetare ne forca te zbatimit te ligjit keijuan forcat sasiore??! Martinaj psh i PD, Tahiri p.sh i PS, Vasili p.sh i LSI etj me rradhe sasiore... Por pyetja kush i dekonspiron operacionet??! Politika sasiore apo ajo cilesore, nqs duhet te ndertojme ura dhe te krijojme Policine Gjyqesore, pra ligji eshte Cilesimi!!!

      Lini një Përgjigje