TAGS-AT E JAVËS

Forum29 Maj 2023, 18:25

Të përfshirë në masakra dhe të lidhur me rusët, cilat janë strukturat që po nxisin tension në veri?!

Shkruar nga Boiken Abazi

Të përfshirë në masakra dhe të lidhur me rusët,

Urojmë që të gjithë miqtë dhe aleatët ndërkombëtarë të Kosovës ta thonë të vërtetën e plotë mbi këto struktura dhe t'i japin institucioneve ligjore e legjitime të Kosovës gjithë mbështetjen e merituar për të vendosur shtetin e së drejtës...

Strukturat paralele që po organizojnë sulmin në veri të Lumit Ibër kundër institucioneve të Kosovës dhe forcave ndërkombëtare janë:

1. Të përfshira në masakra, spastrim etnik dhe akte gjenocidiale para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës, duke ushtruar terror mbi popullsinë lokale shqiptare, serbe, boshnjake etj., me synimin për të ndryshuar me dhunë dhe me praktika koloniale edhe përbërjen demografike të katër komunave në veri të Lumit Ibër.

2. Të financuara nga Beoagradi dhe të mbështetura nga Putini, për të destabilizuar rajonin dhe për të shtrirë hegjemoninë ruso-serbe.

3. Të angazhuara direkt në kontrabandë, krim dhe trafik ndërkombëtar.

4. Të përfshira direkt në atentate, vrasje, rrahje dhe djegjen e automjeteve të qytetarëve që nuk u binden.

5. Të përfshira në sulme të armatosura në disa raste kundër KFOR-it, EULEX-it, Policisë së Kosovës dhe medias/gazetarëve.

Këto ishin strukturat paralele që përmes "Listës Srpska" drejtonin 4 komunat në veri të Lumit Ibër në Kosovë, dhe për ata që nuk donin të thonin të vërtetën, i quanin edhe "shembull i mirë i ntegrimit" në shtetin e Kosovë - që e luftonin nga brenda për çdo ditë! Këto nuk kanë qenë e nuk mund të jenë kurrë struktura demokratike dhe legjitime. Urojmë që të gjithë miqtë dhe aleatët ndërkombëtarë të Kosovës ta thonë të vërtetën e plotë mbi këto struktura dhe t'i japin institucioneve ligjore e legjitime të Kosovës gjithë mbështetjen e merituar për të vendosur shtetin e së drejtës.

Kundër lidhjes Putin-Vuçiq-Dodik, sot Evropa mbrohet në Kosovë.

boiken abazi kosova serbia

Lini një Përgjigje