
Interesi i Ramës është të favorizojë Berishën si garanci të përjetshme të pushtetit të vet, që, në fakt, sot është më i rrënuar se kurrë në planin e besueshmërisë publike...
Nuk po i hyj debatit se cili ka të drejtë në këtë historinë bajate të vulës, por një gjë duhet thënë: Vendimi i sotëm nuk është diktuar nga Rama. Të ishte për Ramën, vula do hipotekohej sot nga Berisha.
Interesi i Ramës për vulën nuk ka lidhje me këto zgjedhje. Ne gjendjen ku opozita është, zgjedhjet do t’i humbe thellë, cilido të jetë ai që ka vulë. Efekti i kësaj është në plan afatgjatë.
Me Berishën ne krye, opozita nuk ka asnjë shans te ngrihet, te reformohet, te ofroje dicka te re, te pershtatshme per te prodhuar shprese e per te terhequr elektorat gri. Me cdo variant tjeter pervec Berishes, opozita ka shanse te ofroje nje fytyre te re per te ardhmen.
Per kete arsye, interesi i Rames eshte te favorizoje Berishen si garanci te perjetshme te pushtetit te vet, qe, ne fakt, sot eshte me i rrenuar se kurre ne planin e besueshmerise publike. Vete shtyrja prej nje viti e gjyqit te vules, ndersa i falen shkallen e pare, ka qene nje menyre per ta ndihmuar.
Kjo shtyre e stergjate i dha mundesi Berishes te fitoje kohe dhe te punoje fort, i ndihmuar edhe nga mediat e oligarkise, te marre ne kontroll nje pjese te mire te strukturave dhe vemendjes publike, per ta vene sot gjykaten dhe shoqerine perballe faktit te kryer.
Une nuk e di kush e ka shumicen ne PD, ndonese besoj se shumica nuk eshte me Berishen. Mund te mos jete as me Alibeajn, por eshte e sigurt qe sot ka nje fryme te gjere jo Berishiste ne opozite. Kete na e verteton fakti qe gjysma e elektoratit te djathte nuk doli te votoje ne zgjedhjet e 6 marsit.
Persa i perket strukturave te partise, ato jane pragmatiste dhe shkojne nga i forti. Te vendosur perballe presioneve, faktit te kryer, shume prej drejtuesve te tyre, perfshire ketu edhe deputete, sigurisht pa kuraje politike, jane lekundur.
E megjithate, gjysma e grupit parlamentar, kryesise se vjeter dhe shumica derrmuese e drejtuesve te degeve nuk shkuan tek Berisha. Kjo nuk eshte pak ne kushtet kur fluksi joberishist eshte sot pa kryetar, pa veprimtari politike ne terren dhe thuajse i paperfaqesuar.
Sot, pa pranine e amerikaneve, Berisha do kish marre gjithcka. Fakti qe nuk e mori verteton se ai nuk ka me fuqi te imponohet, me gjithe ndihmen e Rames. Ky eshte, gjithsesi nje lajm i mire ne germadhen ku e ka katandisur opoziten revolucioni vetevrases i nje lideri qe eshre ne lufte me kohen, veten dhe fatin e vet tragjik dhe te pakthyeshem.
Lini një Përgjigje