
Marjana Koçeku dhe Shoqja Lenka...
“Lenka” me keca në duar, deputetja Koçeku ka thënë: "Dje ne Theth u prek nji plagë që po thellohej dita ditës e që lidhet me identitetin dhe estetiken tone kulturore e natyrore. Plaga e ndërtimeve pa identitet, pa historik e pa miratim ligjor.....Kryeministri @ediramaal dhe Kryetari @becibenet kane ba nji ndërhyrje të domosdoshme në mbrojtje te fshatit Theth”.
Shoqja Lenka teksa vilte pambuk me duar dikur ka thënë: "Ky artikull ( shkrimi i Enverit) e ka goditur brinjë më brinjë Papën. Sidomos kur thuhet se Shqipëria nuk është Polonia dhe Papës së tanishëm shqiptarët ia kanë vënë kufirin te thana, ashtu siç ia kanë vënë në kohën e Duçes e papëve të tjerë, që bekonin fashizmin e bashkëpunonin me të për të sulmuar e grabitur popujt!”
Për të gjithë "intelektualët" që u prekën atëherë nga Librazhdi deri në Strasburg e që zunë be e rrufe se të punësuarit e autoritarizmit të sotëm ndryshojnë nga ata të djeshmit, kam sërish të njëjtën thënie të vjetër për t’jua kujtuar:
Fisi - fis, rrigoni nuk bëhet lis!
Lini një Përgjigje