
Dumani nëpër ambasada, Dumani në pritje… pra një reality show 24/7. Një fushatë “selfiesh” që ua kalon edhe influencuesve të Instagramit...
Shefi në ikje i SPAK-ut, Altin Dumani, pasi u rikthye nga udhëtimi festiv në SHBA me tupana, valle dhe pritje protokollare, ka vendosur të mos e lërë asnjë ekran bosh.
Me energjinë e marrë nga vizitat turistiko-institucionale, sapo zbriti në Tiranë, nisi maratonin e takimeve: Dumani në takim, Dumani në zyrë, Dumani me delegacione, Dumani me një prokuror serb (krimineli serb), Dumani nëpër ambasada, Dumani në pritje… pra një reality show 24/7. Një fushatë “selfiesh” që ua kalon edhe influencuesve të Instagramit.
Më duket se Dumani po e zë vendin bosh të “Lali Erit”, i cili dikur, për çdo frymëmarrje, dilte në media me ndonjë pemë të mbjellë. Vetëm se, ndryshe nga Erion Veliaj që na la “pemën e miliontë”, Altini s’po na lë gjë tjetër veç “takimin e miliontë”. Do të ishte më me stil, të paktën, të mbillte një “pemë të Altinit” në oborrin e SPAK-ut, që të ketë një kujtim para se të lërë zyrën e shefit!
Por ja ku vjen e vërteta e hidhur. Koha për paketim po afrohet. Çelësat e zyrës duhet t’i dorëzohen dikujt tjetër. Dhe ndërkohë që mazhoranca i premton “karrige” të reja kushtetuese. Por përvoja e kësaj qeverie, na ka mësuar se këto karrige shpesh kthehen në stola parku, ku sheh gjithçka, por nuk ke më asnjë fuqi të vendosësh veç firmës tënde!
Pra, Altin, gëzoje këtë “reality show” të fundit. Se ndryshe nga udhëtimet e tua në SHBA, ky nuk ka “return ticket”.
Lini një Përgjigje