
Po ku po shkoni kështu?
Çfarë po kërkojnë shqiptarët?
Gjithçka
Çfarë kanë gjetur?
Asgjë
Ku po shkojnë?
Asgjëkundi
Çfarë po presin?
Të largohen nga Shqipëria.
Pse largohen?
Nuk sigurojnë dot mjete jetese për një jetë normale në Shqipëri
Po qeveria nuk e garanton dot këtë?
Jo. Dhe as që e ka vënë ndonjëherë ujin në zjarr.
Po shqiptarët si i zgjedhin?
Me tifozllëk partish, se ligji nuk i lejon zgjedhjet me individë. Shqiptarët janë të detyruar të votojnë për partitë.
Po ju qenkeni kthyer te Partia e Punës.
Po, aty jemi kthyer, veçse ka një ndryshim.
Cili është ndryshimi?
Se atëherë ishte vetëm Partia e Punës, kurse sot, veç Partisë së Punës, ka dalë edhe një parti tjetër që quhet Partia Demokratike.
Dhe të gjithë votojnë për dy tufa partish.
Po, votojnë për dy tufa.
Uaaaaa
Po, pse nuk votojnë për individët e njohur?
Sepse ligjin elektoral e kanë bërë dhe e mbajnë dy partitë.
Domethënë ju jeni kolektivistë.
Po, kolektivistë jemi, ashtu siç kemi qenë.
Po pse nuk ndryshoni e të ktheheni në individualizëm, në procesin zgjedhor që të identifikohen individët e ditur dhe të aftë që do të drejtojnë Shqipërinë?
Nuk e lënë kryetarit e dy partive, se po të jenë në votim lista të hapura, ku konkurrojnë njerëz të ditur, nuk dalin dot kryetarët që janë dy pronarët e kolektivizmit shqiptar.
Po ku po shkoni kështu?
Asgjëkundi, aty ky kemi qenë.
Ku?
Te fryma kolektive dhe kundër individit dhe individualizmit
Po pse nuk e duan individualizmin kryetarët e dy partive?
Sepse nëpër shkollat e komunizmit, atij i kanë thënë individualizëm borgjez.
Domethënë se ju jeni aty ku keni qenë.
Po. Unë ta thashë, ne nuk kemi shkuar Asgjëkundi, se jemi në kolektivizëm.
Domethënë, asgjëkundi?
Po.
Lini një Përgjigje