
Sot Edi Rama ka bërë dy lëvizje të cilat na tregojnë se gjendja mendore e Kryeministrit të Shqipërisë nuk është stabël.
Pak ditë më parë, lideri i opozitës Sali Berisha bëri një denoncim në kufijtë e të pabesueshmes. Ai deklaroi përmes një postimi në FB se Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi është arratisur nga Shqipëria.
Besova se ky denoncim i Sali Berishës do te shoqërohej menjëherë me një përgënjeshtrim të Këshillit të Ministrave apo edhe qoftë të vetë të përmendurit, Engjell Agaçi. Sot e gjithë ditën ne kemi vetëm denoncimin e liderit të opozitës dhe heshtjen konfirmuese të Edi Rames dhe Engjell Agaçit.
Zërat thonë se para arratisjes Agaçi dhe Rama kanë debatuar ashpër, me kryeministrin që ka dashur t’i faturoje sekretarit të tij aferën e 17 firmave brenda ditës për ndërtimin e inceneratorëve që nuk ekzistojnë.
Sot Edi Rama ka bërë dy lëvizje të cilat na tregojnë se gjendja mendore e Kryeministrit të Shqipërisë nuk është stabël. Në mëngjes Edi Rama vendosi tu thotë shqiptarëve se Amerika nuk është më në Shqipëri, së pari duke deklaruar se agjentet e FBI kanë braktisur SPAK dhe së dyti duke drejtuar gishtin e shpotisë ndaj Ambasadës së SHBA-se e cila ka heshtur ndaj zhvillimeve te vrullshme muajin e fundit në Shqipëri.
Pasi e shpalli "non grata" SHBA-në në Shqiperi, Edi Rama shkoi me tej sot kur vendosi të riktheje Pleniumet famëkeqe të para 90-ës mu në sallën e ish-pleniumeve për t’iu bërë krahë një Rektori dhe punonjeëve të Rektoratit të UBT-së, të cilët janë skeduar si hajdutë nga SPAK!
Edi Rama e ka numrin 2 të PS në burg për vjedhje, zv/Kryeministren nën hetim për korrupsion, sekretarin e përgjithshëm të Keshillit te Ministrave në arrati, Kryetaren e Komisionit te Ligjeve në detyrim paraqitje për vjedhje të fondeve të ambasadës së SHBA, kryebashkiakun e Shkodrës nën hetim për vjedhje, kryebashkiakun e Tropojës në arrest shtëpie për vjedhje, kryebashkiakun e Rrogozhinës në detyrim paraqitje për vjedhje te zgjedhjeve. Ju qe i shkoni nga mbrapa a nuk e shikoni që anija e Edi Ramës është mbytur dhe po ju merr të gjithëve me vete.
Lini një Përgjigje