
Në një vend ku banditët ndihen më të sigurt se qytetarët, dhe ku policia të shikon si bezdi, jo si detyrim, “Policia që duam” është thjesht një slogan që e përdorin kur kanë mungesë humori.Ndoshta duhet të shpikim një tjetër slogan,"Policia që pinë puro, ndërsa qytetarët kërkojnë ndihmë.”
Dje pata “fatkeqësinë” të përballem nga afër me realitetin e lavdishëm të asaj që zyrtarisht quhet “Policia e Shtetit”.
U nisa nga Tirana drejt Borshit për të ndjekur një rast flagrant, prona e klientit tim ishte dhunuar nga disa individë me sjellje të tipit bandit. Mendoja se do të përballesha me padrejtësinë e zakonshme, por nuk e prisja që padrejtësia të shoqërohej edhe me arrogancën shtetërore.
Teksa po i afrohesha vendit, banditët jo vetëm që nuk kishin frikë nga ligji, por u ndjenë aq të sigurt sa më zunë rrugën, më kërkuan llogari dhe tentuan të më ndalonin të ushtroja detyrën time si avokat.
E sigurisht, si qytetar i përgjegjshëm, thirra policinë se besova, si çdo idealist naiv, se “Policia që duam” do të vinte. E dini çfarë ndodhi? Asgjë! Erdhën vetëm heshtja dhe zhgënjimi.
Kur shkova vetë në komisariatin e Himarës, mendova: “Tani do gjej zgjidhje”. Dhe vërtet gjeta… një shef policie me puro në dorë, që rrezatonte rëndësi vetjake dhe përbuzje publike.
Me një fodullëk që nuk fshihej dot pas tymit të purove, u bë e qartë se ai nuk ishte aty për të më dëgjuar, e aq më pak për të vepruar.
Në një vend ku banditët ndihen më të sigurt se qytetarët, dhe ku policia të shikon si bezdi, jo si detyrim, “Policia që duam” është thjesht një slogan që e përdorin kur kanë mungesë humori.Ndoshta duhet të shpikim një tjetër slogan,"Policia që pinë puro, ndërsa qytetarët kërkojnë ndihmë.”
Pas një debati të gjatë me këtë “shef tangerlliks”, u detyrova të largohem e të shkoj në Vlorë për të bërë kallëzim për kërcënimet ndaj meje të kryera nga banditët. Drejtori i Policisë Vlorë u vu në dijeni nga ana ime dhe gjat bisedës më kërkoi me edukatë të kthehesha në komisariatin e Himarës, thjesht për të depozituar kallëzimin, dhe më premtoi se për të tjerat do të kujdesej ai personalisht për zbatimin e ligjit.
Këshilla klasike që drejtori më dha tha se “Kthehu bëj kallzimin dhe ti, beso tek unë.”
Kthehem sërish në komisariat. Kush del para? Po, sërish shefi me puro, i cili vijoi debatin me po të njëjtin arrogancë sikur nuk kishte ndodhur asgjë.
Ndërkohë, informohet edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) në Vlorë dhe i është kërkuar se ndaj shefit me puro do të depozitohej kallzim. Por oficeri i AMP i bën me dije miqësisht shefit me puro se do të ketë kallëzim kundër tij.
Ai fare i qetë, madje me një buzëqeshje të lehtë cinike nënkupton hapur se “kallëzimi nuk do merret për bazë”, sepse oficeri i AMP-së është mik dhe do e ndihmojë.
Dhe kështu jam sot, në pritje të premtimit të një drejtori policie, i cili, nga mënyra si po rrjedhin gjërat, ka shumë gjasë të bëhet hallkë e radhës në zinxhirin e heshtjes dhe mosveprimit.
Po, kjo është “policia që duam”, në fjalime.
Në realitet, kemi një polici që u jep qytetarëve premtime, banditëve hapësirë dhe vetes puro.
Lini një Përgjigje