
Edi Rama e di që mbi 80 për qind e popullsisë në Shqipëri e përbuz Sali Berishën, dhe prandaj nuk ka vota. Domethënë që Rama është i sigurt se i fiton zgjedhjet sa kohë që e djathta shqiptare do të drejtohet nga Sali Berisha.
Gjendja e zhvillimit shoqëror në Shqipëri ka hyrë në një paradox të pastër. Paradoksi sipas kuptimit të filozofëve të Athinës së lashtë është:
Një deklarim apo një thënie me një vetkontradiktë në kuptim, por që në pamje të parë merret si e vërtetë (Sipas WEBSTER - a self-contradictory statement that at first seems true)
Të gjitha deklaratat politike sot në Shqipëri nga lidershipet e dy partive të mëdha, janë paradoksale.
Nuk kanë lidhje me të vërtetën.
I.
Kur një shoqëri dhe një shtet hyjnë në një kohë paradoksale që e kanë krijuar vetë, historia nuk i pyet fare... Prandaj ata janë historikisht të humbur, edhe pse paradoksi iu duket një gjë normale dhe me përfitim.
A është shoqëria shqiptare sot e mbërritur në këtë situatë?
Unë them se po: prandaj ne shqiptarët po jetojmë në një kohë paradoksale. Kjo sepse forcat politike qe po e drejtojnë apo ato që duan të drejtojnë vendin, janë të konsumuara dhe nuk i njohin idetë që të çojnë në progres. Qeveritë që nuk kanë njohur progresin shoqëror në të gjitha fushat, gjithmonë kanë qenë johistorike.
II.
Kur një qeverie, që po drejton një shtet, i mungojnë idetë e progresit, dhe nuk mund ta ndryshojë dot gjendjen e prapambetur të shoqërisë që ajo ka marrë përsipër të drejtojë, ajo bie në një gjendje paradoksale, sepse drejton me paradokse, domethënë jashtë të vërtetës kohore që i duhet shoqërisë.
Dhe bie në këtë gjendje, sepse ajo nuk e kupton dot që është bërë pengesë ose regres në lidhje me zhvillimin kombëtar, por i duket sikur po e çon shoqërinë drejt progresit dhe shpesh e beson këtë dhe po shpesh operon me demagogji.
Demogogjia në thelb është gënjeshtër propagandistike, por është edhe propagandë për të fshehur padrejtësinë shoqërore.
Dhe ..
Pikërisht, për këto që thamë, qeveritarëve të sotëm që drejtojnë Shqipërinë po u duke se kanë fituar qetësinë shoqërore, në një kohë që kanë instaluar regresin dhe pazhvillimin shoqëror në Shqipëri.
III..
Por, gjithsesi, sot në Shqipëri...
Ajo që përbën si fakt historik risinë e kësaj kohe është fakti që SPAK ka filluar juridikisht dhe me akuza konkrete luftën antikorrupsion.
Shqipëria kaloi si shtet në një abuzim 25 vjeçar me korrupsion shtetëror dhe me shkatërrimin e plotë të ekonomisë shqiptare, si vepër e zezë kjo e qeverive të korruptuara duke filluar që nga viti 1992 e deri në ditët e sotme.
Edhe Kryeministrit Rama, sot, paradoksalisht po i duket se ai po i jep jetë shoqërisë që po drejton, dhe më e keqja është kur ky kryeministër kuptohet se nuk po bën dot gjë në lidhje me progresin shoqëror, por, ashtu sikurse thamë më lart, është paradoksi ai qe e gënjen, dhe atij i duket sikur po "bën mrekullira" për shoqërinë e shqiptare. Sepse është patologjia e pushtetit që ia devijon psikikën në këtë sens.
Por, më e rënda është që, paradoksi i kryeministrit që ka bllokuar zhvillimin në Shqipëri, e gjen sigurinë kur përballë tij është një rival, të cilin e përbuz tetëdhjetë përqind e shoqërisë së vet.
Ja, pikërisht ky është paradoksi Rama:
Edi Rama e di që mbi 80 për qind e popullsisë në Shqipëri e përbuz Sali Berishën, dhe prandaj nuk ka vota. Domethënë që Rama është i sigurt se i fiton zgjedhjet sa kohë që e djathta shqiptare do të drejtohet nga Sali Berisha.
Dhe, pikërisht për këtë fakt, kuptohet që Rama e ka ndihmuar dhe po e ndihmon këtë gjendje. Por tani Sali Berisha është i arrestuar nga gjykata për korrupsion. Po Rama e di që, në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë, nëse Saliu do të dënohet me burg, nuk mund të jetë më në politikë?
E pra, a e ka shqetësuar kjo kryeministrin Rama?
Po, kjo e ka mpirë Ramën dhe ai po i bën të gjitha përpjekjet që të gjejë një mundësi shpëtimi për Berishën. Por, e ka të kotë. Kurse kuptohet se Ramën po e ndihmon karakteri paradoksal i koshiencës së tij politike.
Prandaj...
Edhe aleancën e bashkëpunimit me grupin politik të Saliut, që Rama bëri këto ditë, për të shpëtuar Saliun e ndërmori; por ka rënë sakaq në naivitet fëminor, që në esencë është një paradoks. Ku mund të shpëtohet Saliu jashtë një procesi gjyqësor!
Po SPAK- u, që ka arrestuar Berishën, do pyesë për Ramën? Ky është naivitet.
Zoti Rama!
Kjo kohë është një kohë juridike antikorrupsion që do të vijojë... prandaj, mbaje mend mirë këtë që SPAK po bën kundër korrupsionit në Shqipëri...
Lini një Përgjigje