
Ndonëse me vonesë, Presidenti më në fund duket se ka bërë një punë të mirë.
Kryetari i Shtetit kërkon nga Parlamenti që ti rikthehet edhe një herë debatit të SKANDALIT me mikrokreditë. Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Komisionit të Ligjeve dhe Komisionit të Ekonomisë sot i ka ardhur në tavolinë një analizë e mirë për çështjen e mikrokredive, rolin e Bankës së Shqipërisë dhe për zgjidhjet e mundshme. Në fakt këtë duhet ta kishte bërë shumë mirë Shërbimi i Monitorimit në Kuvend dhe të mos na sillnin vetëm lajle-lule. (S’po ndalem gjatë sot për këtë)
Në analizën profesionale të Presidentit del qartë inkoherenca e Bankës së Shqipërisë.
Del Qartë se si Banka e Shqipërisë licensoi institucionet jo banka për një aktivitet që ato për disa vite me radhë e kishin kryer jashtë ligjit.
Neni 18 i rregullores “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga subjektet financiare jobanka”, parashikon se subjektet financiare jo banka duhet t’i kërkonin paraprakisht leje Bankës së Shqipërisë që të mund të ushtronin veprimtari të tjera financiare (pra për shit-blerjen e kredive të këqija). Këtë gjë nuk e kanë bërë ndërsa BSH sërish i licensoi ato.
Një tjetër gjetje e Presidentit është fakti se ndonëse Banka licencoi institucionet jofinanciare për të kryer veprimtarinë e blerjes së kredive të këqija rregullorja për normat tavan të interesit dhe kamatvonesave u sanksionuan shumë vonë.
Edhe trajtimi I ankesave nga qytetarët te Banka e Shqipërisë sipas Presidentit nuk kanë marrë vëmendjen e duhur.
Për sa më sipër dhe të tjerat Mesazhet e Presidentit janë thirrje që Komisioni i Ligjeve dhe ai i Ekonomisë duhet t'i rikthehet çështjes së kredive të këqija të transferuara tek institucionet jo-banka.
Pavarësisht se Kuvendi e ka mbyllur rezolutën për veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë, asgjë veç vullnetit të organeve drejtuese te Kuvendit, nuk mund ta ndalojë Kuvendin që t'i rikthehet me ndjeshmëri dhe përgjegjshmëri ndjekjes në vazhdimësi të çështjes.
Kuvendi në çdo rast mund të rekomandojë rekomandime shtesë ndaj institucioneve në Monitorim, për ngjarje me ndjeshmëri publike. Pse jo, në sesionin e ri të mos ngrihet një Komision Hetimor.

Lini një Përgjigje