
Ti doktor në të gjitha qeveritë e PD ke promovuar dhe ke bërë ministra vetëm klysh të Sorrosit dhe të ish-sigurimit të shtetit sepse kurrë nuk ke qenë i lirë edhe pse ke folur për “lirinë” gjatë gjithë kohës...
Bërja e Endri Shabanit avokat i popullit me firmat e mender deputetëve të PD është një turp që nuk mund të fshihet pas ikjes nga procesi i votimit. Ky është një pazar i pistë në kurriz të demokratëve dhe ti doktor Berisha nuk shmangesh nga përgjegjësia pse nuk ke vënë firmën.
Ti doktor nuk shkëputesh dot kurrë nga Sorrosi që vetë e ke sjellë në Shqipëri, e ke pritur dhe trajtuar si mik tëndin.
Ti doktor vazhdon të komandohesh nga Sorrosi sepse ke gjysmën e grupit parlamentar dhe të kryesisë këlysh të Sorrosit.
Ti doktor vazhdon të ruash me fanatizëm pazarin me Ramën prej prillit 2008 dhe non stop keni bërë bashkë çdo gjë të pistë e të ndyrë në Kushtetutë e Kod Zgjedhor që t’ju hiqni shqiptarëve të drejtën e zgjedhjes.
Ti doktor në të gjitha qeveritë e PD ke promovuar dhe ke bërë ministra vetëm klysh të Sorrosit dhe të ish-sigurimit të shtetit sepse kurrë nuk ke qenë i lirë edhe pse ke folur për “lirinë” gjatë gjithë kohës.
Bëni edhe dy dhomat në parlament doktor, se kuzhinën e keni të përbashkët dhe dy halet veç e veç.
Prej vitit 2001 PD qeras me deputet partiçka në 7 palë zgjedhje 2001, 2005, 2009, 2013, 2017, 2021, 2025 nuk kanë kandiduar asnjëherë me siglën e tyre dhe nuk e dinë as vetë nëse kanë apo jo anëtarë në ndonjë qendër votimi në 5200 qendra që ka Shqipëria.
Nga 50 deputet që mori PD në 11 maj, 8 ishin po të këtyre partive që pothuajse të gjitha bashkë morën vota vetëm për një mandat.
Tani nga këto 42 që i kishin ngelur PD do t’u japë edhe 6 deputetë të tjerë që këto partiçkëza të formojnë grupet parlamentare.
Kështu që vetë votuesit e PD do kenë 36 deputet si përfaqësues të 500 mijë votuesve.
Oo doktor Berisha!
Ke 29 vjet, qysh në vitin 1996, që ngelet duke “qeras” me votat e demokratëve, antikomunistëve, idealistëve, të përndjekurve politik lloj lloj komunisti, hajduti, mashtruesi, mosmirënjohësi, palaçosh me pushtet, dhe këto sa ikën PD nga pushteti ikin dhe humbin si shurra e pulës në mullar të bykut.
Ke afro 30 vjet që “qeras” me deputet çdo mashtrues e besëprerë në parti leshi që nuk kanë as anëtar, as votues, as struktura dhe pothuajse janë të “shkrira” po mos ishe kaq “bujar” ti në çdo palë zgjedhje.
Po si nuk “qerase” një herë të vetme demokratët që i kanë qëndruar PD në opozitë mor doktor??????
Në vitin 1996 ato që “qerase” pa asnjë kontribut e meritë ikën si qen të pshurrur nga sytë këmbët në mars 1997.
Ato që qerase me mandat deputeti dhe ministrash, zv. ministrash, drejtor drejtorie në vitin 2005 kanë ikur të gjithë te PS doktor ose shijojnë çfarë vodhën duke ndenjur si “asjanës” në qejfin e tyre.
Ato që qerase me 30% të pushtetit në 2009 mor doktor dhe i dhanë kosto e faturë të rëndë PD si kokrra hajdutësh të ikën në prill 2013 dhe sollën Ramën në pushtet.
Ato që “qerase” me deputet në vitin 2013 doktor të lanë dyfekun në faqe dhe bashkuan votat me Ramën 4 vjet duke bërë dhe reformën territoriale dhe mbaruan punët e tyre në kurriz të votave të demokratëve.
Qerase Lylin 8 vjet doktor nga 2013 në 2021 derisa të përjashtoi dhe kur nuk kishte kush ta qeraste iku si shurrë pule duke marrë vota sa për kryeplak në Kryevidh.
Në 11 maj 2025, përveç 8 deputetëve që “qerase” parti pa votues, “qerase” dhe të gjithë ata që nuk lanë gjë pa thënë e pa bërë kundra demokratëve nga shtatori 2021 e sidomos më 8 janar 2022 me mandat deputeti.
Tani po të pyes publikisht doktor!
1 — A i mban mend emrat dhe fytyrat e të gjithë atyre që ke “qeras” me mandat deputeti, ministri, zv. ministri, drejtori, me pushtet e me para me pasuri dhe emër në emër të votave të demokratëve????
2 — A e mban mend Majlinda Bregun doktor? Po Arencën? Viktorin? Pangon? Imamin? Rrulin? Gjanën? Halimin? Po Benet Beci doktor a të kujtohet? Po Visho Ajazi i Shikut doktor që dekoroi Rama?
Se për ata të vitit 1996-1997 nuk po të pyes se kanë qenë me shumicë në atë kohë.
3 — A i ke “qeras” me gjithë mend doktor apo ka qenë pjesë e lojës, e pazarit apo e misionit që në emër të demokratëve të përfitojnë pushtet, pasuri e para të gjithë të tjerët përveç demokratëve të vërtetë????
Se me të thënë të drejtën doktor unë nuk besoj kurrë që në 35 vite të ketë “qelluar” kaq rastësisht që në emër të demokratëve të kenë përfituar vetëm ky soj bastardësh që nuk kanë asnjë lidhje, asnjë kontribut, asnjë ngjashmëri dhe asnjë meritë në të gjithë historikun 35-vjeçar të PD dhe sakrificës së demokratëve.
Se po të ishte me të “qelluar” e kaq rastësisht atëherë pse këta “shejtanerit” e PS si nuk “qerasen” një herë kurrë ndonjë demokrat me pushtet në 35 vite për 22 vjet që kanë qenë në kal mor aman?
Në 13 vite pushtet që ka qeverisur PD po si nuk “qerase” një herë të vetme doktor me karrige ministri një ish-student të dhjetorit që nuk erdhi në PD në atë dhjetor nga sigurimi i shtetit!!!!!
Dhe e fundit doktor!
A do të vazhdosh të “qerasesh” përsëri me poste në kupolën e PD servilë të pështirë, hipokritë dhe debilë e idiotë profesionist??????
Po ky lacuci e paska hallin te qeraset dhe e kerkon me insistim post ministri, si Doni Amerikes medaljen Nobel. Tani i nxorri dhembet e krimbur pse leh e leh si qen rrugesh. O kolera zhulsa e deshtuat vehten qe ne ditet e para. U shkul ato dite tere Tirane e mbushte Qytetin e Studenteve e kur pane qe Azem Hajdari grindej me Ben Imamin e te tjere per emrin e Partise qe do te vinin e fulluan te shahen nga nena e robte e shtepise duke shtyre njeri tjetrin, populli i Tiranes ua beri mutin ne maje te kokes e u largua e nuk ua pa me surratin e qelbur fshatar shpellar. E tmerruat popullin duke ia shkaterruar vendin qe te fabrikat, uzinat, fermat, kanalet ujitese, shitet hidrocentralet, minierat, shkretuat pyjet, iken nga syte kembet tere shtresa profesionale e inteligjente neper bote. I vetmi profesion qe ka mbetur ne Shqiperi eshte, politika kurve, drejtesia qelbur, media per tu zgerdhire e asgje me shume. E shitet keq Shqiperine sa, te gjitha perandorite boterore qe na kane shkelur e djegur nuk ua kalojne demeve tuaja. Ne se nuk e paguani ju do e paguajne sorrollopi juaj.
O Murro thiu, trashe pak zerin se nuk te Kupton lala beerri tata
Bravo Myslym. Je korrekt per popullin, te pakten kane ngel disa qe e thone troc