TAGS-AT E JAVËS

Forum20 Dhjetor 2024, 08:24

Mesazhi i SHBA për Ramën: Likuidoni korrupsionin dhe rrisni pagat

Shkruar nga Spartak Ngjela

Mesazhi i SHBA për Ramën: Likuidoni korrupsionin dhe rrisni pagat

Por, sipas disa të dhënave, Kazanov i kërkoi Kryeministrit të Shqipërisë që në janar, rroga minimale, me akt ligjor, në Shqipëri duhet të jetë 900 euro.

Aleksandër Kazanov, i dërguari special i Uashingtonit për të takuar përfaqësuesit e SPAK në Tiranë, pasi mbylli një takim të suksesshëm me prokurorët e SPAK, ia tha hapur Ramës:

Ti duhet ta përkrahësh me të gjitha mjetet reformën në drejtësi.

Dhe ky nuk ka qenë aspak një takim rutinë.

Dhe nuk ka qenë aspak një takim miqësor.

Ky ishte një takim institucional.

Ajo që na bën përshtypje është fakti që Kazanov ishte i prerë në mendimet e tij, dhe, më e rëndësishmja ishte fakti që:

Ndihmës Sekretari i Shtetit të Amerikës e deklaroi hapur në Tiranë që reforma në drejtësi është faktori vendimtar në dy aspekte të historisë së Shqipërisë:

Vendosja e plotë e demokracisë si sistem dhe Likuidimin i korrupsionit.

Por, sipas disa të dhënave, Kazanov i kërkoi Kryeministrit të Shqipërisë që në janar, rroga minimale, me akt ligjor, në Shqipëri duhet të jetë 900 euro.

Kjo na tregoi sërish që politika amerikane është e vendosur për të arritur triumfin e kësaj reforme; dhe Kazanov ndihet i sigurt që suksesi i reformës në drejtësi është faktori vendimtar i luftës kundër korrupsionit dhe krijimit të një situate të re Demokratike dhe Politike në Shqipëri.

Koha tani po vijon që të ecë në favor të drejtësisë dhe demokracisë në Shqipëri.

Dhe kjo do të jetë etapa vendimtare e realizuar drejt dhe saktë, që do të japë vërtet hapjen e dyerve të Evropës në anëtarësimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Por duhet ta kuptojmë që për nga rëndësia kjo reformë, pas shpalljes së pavarësisë, do të jetë sigurisht arritja me e madhe e Shqipërisë dhe e të gjithë botës shqiptare, kudo ku shqiptatët po jetojnë.

shba mesazh rama korrupsion paga

Lini një Përgjigje