TAGS-AT E JAVËS

Forum16 Qershor 2025, 15:28

Letër e hapur kryeministrit Edi Rama: Dil nga kopshti i ‘Edenit’, te Onkologjiku pacientët në mëshirë të fatit

Shkruar nga Osman Stafa

Letër e hapur kryeministrit Edi Rama: Dil nga kopshti i

E kuptojmë, ndoshta brakiterapia nuk është për foto Instagrami e nuk të jep sharmin e palmave, as sfondin për story, por është më e vlefshme se çdo gjeth i kopshtit tuaj publikuar në Facebook....

Zoti Kryeministër,

Ndërsa ju shëtisni përmes kopshtit “Eden” që u ndërtua për 4.3 milionë euro brenda godinës së Kryeministrisë, vetëm pak kilometra më tej, në Spitalin Onkologjik, gratë me kancer gjinekologjik presin me shpresën që një pajisje (brakiterapia) të ndizet, të punojë. Ajo s'është në funksion, pasi s'është kryer procesi i mirëmbajtjes.

Ajo pajisje të ndihmon të luftosh për jetën z. Rama. Po, për jetën. Ajo fjalë që nuk mbillet si pishat e palmat me kosto prej 8 milionë eurosh, që u hoqën e u thanë, me zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës.

Ju që hodhët në orbitë 6 milionë euro për dy satelitë që, deri më sot, nuk kanë parë as kancerin, as korrupsionin, e as skamjen, a do ta ktheni ndonjëherë vështrimin tokësor? Se në tokë po rrezikojnë të shkojnë drejt fatalitetit, gra.

E kuptojmë, ndoshta brakiterapia nuk është për foto Instagrami e nuk të jep sharmin e palmave, as sfondin për story, por është më e vlefshme se çdo gjeth i kopshtit tuaj publikuar në Facebook.

Të paktën një herë, vendosni prioritetin tek jeta. Jo tek luksi. Jo tek fasada.

Lini një Përgjigje