Është folur për një plan - apo për një komplot - nga ana e disa demokratëve të nivelit të lartë, për të zëvendësuar Biden si kandidat, madje edhe në këtë fazë relativisht të vonë. Në mesin e atyre që supozohet se janë përfshirë në një skenar të tillë, përmenden emrat e Barack Obama, Bill dhe Hillary Clinton dhe senatorëve Nancy Pelosi dhe Chuck Schumer...
Debati mbi zgjedhjet presidenciale në SHBA, u zhvendos shumë gjatë javës së kaluar, nga shanset e Joe Biden për të fituar një mandat të dytë, tek shanset e tij për të garuar ose jo në këto zgjedhje. Çështja e moshës kishte mbetur në plan të dytë që kur Biden - që 2 javë pas zgjedhjeve të 5 nëntorit, do të mbushë 82 vjeç - tha se do të synonte rizgjedhjen.
Por ajo ka dalë sërish në plan të parë për shkak të imazheve që u bënë virale në media dhe rrjetet sociale, ku ai shfaqet si i ngrirë, duke u sjellë në mënyrë të çuditshme ose “jashtë realitetit” në një sërë ngjarjesh publike. Që nga ajo kohë Shtëpia e Bardhë ka reaguar e zemëruar, duke akuzuar “kritikët e krahut të djathtë” të Biden për fabrikimin e “falsifikimeve të lira” dhe me një redaktim selektiv.
Një video e marrë nga samiti i G7-ës i zhvilluar në Itali javën e kaluar - që duket sikur e tregon Biden duket ecur kuturu i hutuar - u tha se ishte redaktuar, në mënyrë që të mos tregonte se presidenti i SHBA-së po i bashkohej në fakt grupit të udhëheqësve.
Ndërkohë një video tjetër nga një festë e zhvilluar më 19 qershor në Shtëpinë e Bardhë, që e tregonte Biden duke qëndruar i ngrirë me shikimin e ngulitur në një drejtim të pacaktuar, ndërsa gjithë të tjerët kërcenin, u shpjegua me arsyetimin se disa njerëzve thjesht nuk u pëlqen të kërcejnë.
Sigurisht, Donald Trump i ka parë këto episode, dhe po angazhohet aktivisht për të përfituare kapital politik nga problemet e rivalit të tij për në Shtëpinë e Bardhë. Fundjavën e kaluar, gjatë një tubimi elektoral në Detroit, ai vuri në pikëpyetje kthjelltësinë mendore të presidentit dhe e sfidoi atë që të bënte të njëjtin test të aftësive njohëse.
Përshtypjet e mia mbi këtë çështje janë kontradiktore. Nga njëra anë, disa nga imazhet janë origjinale, dhe të lënë përshtypjen e një burri të moshuar, i cili nuk është plotësisht në sintoni me atë që po ndodh rreth tij. Por kur ka qenë Biden i imunizuar nga momente të tilla?
Teksa po shkruaj, më kujtohet samiti i tij me presidentin rus Putin në Gjenevë në muajt e parë të presidencës. Putin foli rrjedhshëm në konferencën për shtyp, ndërsa e folura e Biden ishte belbëzuese, e përgatitur paraprakisht nga stafi dhe gati jo koherente. Nga ana tjetër, ka raste kur Biden duket absolutisht i vetëdijshëm për atë që thotë dhe bën.
Fjalimi i tij më i fundit mbi Gjendjen e Bashkimit në mars, ishte shumë i mirë, i mbajtur me qartësi dhe kurajo. Megjithatë, problemi është se episodet e sjelljeve anormale po bëhen më të shpeshta. Pavarësisht nëse kjo pasqyron realitetin apo strategjitë propagandistike të kundërshtarëve të tij, kjo është ajo që po shohin votuesit amerikanë dhe mund të ndikojë gjithnjë e më shumë në votën e tyre.
Prandaj është folur për një plan - apo për një komplot - nga ana e disa demokratëve të nivelit të lartë, për të zëvendësuar Biden si kandidat, madje edhe në këtë fazë relativisht të vonë. Në mesin e atyre që supozohet se janë përfshirë në një skenar të tillë, përmenden emrat e Barack Obama, Bill dhe Hillary Clinton dhe senatorëve Nancy Pelosi dhe Chuck Schumer.
Zgjidhja më e thjeshtë, do të ishte që Biden t’i sugjerohet dhe të pranojë dorëzimin e nominimit tek dikush tjetër. Më pas, mund të ketë një garë të përshpejtuar për ta zëvendësuar atë, qoftë përpara ose gjatë konventës së partisë, që do të mbahet në Çikago në gjysmën e dytë të muajit gusht.
Por nga ana tjetër kjo lëvizje ngre disa pyetje të tjera:Kush mund të jetë emri i duhur për ta zëvendësuar atë? Zëvendëspresidentja e tij, Kamala Harris, nuk shihet si me shumë shanse, pasi ka dëshmuar se ka qenë jo mbresëlënëse në detyrën e saj. Të tjerët që mund të kishin qenë kandidatë presidencialë, u distancuan nga organizimi i fushatës këtë vit, duke e ditur se do të ketë një garë të hapur pas 4 vitesh.
Për me tepër, detyrimi i një Biden ngurrues për të hequr dorë nga nominimi, do të ishte më i rrëmujshëm, dhe kundërshtarëve të tij demokratë do t’u duhet të argumentojnë kapacitetin e tij të zvogëluar mendor, duke kërkuar raporte mjekësore. Më pas mund të lindë pyetja në lidhje me aftësinë e Biden për të vazhduar si president, edhe për 7 muajt e mandatit të tij që kanë mbetur.
Për këtë ka një procedurë kushtetuese:Amendamenti i 25-të, që daton nga viti 1967 , i cili kërkon një kuorum personalitetesh për të vërtetuar paaftësinë e presidentit, për çfarëdolloj arsye, për të ushtruar përgjegjësitë e detyrës që mban, dhe më pas një votim në Kongres. Megjithatë, këto kompetenca nuk janë përdorur asnjëherë, megjithëse pati njëfarë diskutimi gjatë mandatit të dytë të Ronald Reganit, kur disa zbuluan shenjat e para të sëmundjes së Alzheimerit. Por duke pasur parasysh se sa pak kohë ka mbetur nga presidenca e Biden, eminencat gri të Partisë Demokratike ka shumë të ngjarë të kënaqen me një kandidat të ri, në vend se të përpiqen të rrëzojnë një president në detyrë.
Gjithsesi, i gjithë skenari merr një trajektore kaotike dhe të papëlqyeshme, që asnjë parti politike nuk do ta dëshironte në prag të zgjedhjeve. Kjo nuk do të thotë se nuk ka një grup senatorësh dhe guvernatorë demokratë, të cilët edhe tani të vlerësojnë perspektivat e tyre për mbledhjen e fondeve dhe po përgatisin CV-të e tyre në rastin e gare nominimi të minutës së fundit.
Midis tyre shpresë, mund të mbajnë disa figura që garua në primaret e 2020-ës, përfshirë Pete Buttigieg, ish-kryebashkiaku 42-vjeçar i South Bend në Indiana, i cili u transferua në Uashington si Sekretar i Transportit në administratën e Biden.
Nëse Biden do të ishte sot në moshën për t’i dhënë fund kandidimit të tij, një ofertë e përsëritur nga Hillary Clinton, sot 76 vjeçe, do të dukej e pamundur. Por mund të dalin kandidatë të tjerë me peshë si Amy Klobuchar, 64 vjeçe, senatore e Minessota apo Elizabeth Ëarren, 74 vjeçe, senatore e Massachusetts.
Shanse mund të ketë edhe guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom, 56 vjeç, i cili e vendosi veten në listën e pretendentëve menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila i dha fund të drejtës kushtetuese për abortin, duke financuar reklama në shtete që e kufizojnë procedurën e cila mbetet e ligjshme në Kaliforni.
Në një farë mënyre, ajo që bie në sy është se si çështja e moshës ka mundur të mbetet kaq në plan të dytë deri më tani. Tek e fundit, nëse ri-zgjidhet Biden mund të jetë ende president në moshën 86 vjeçare. Kur isha në SHBA në dhjetor të vitit të kaluar, u paralajmërova të mos supozoja se njëri prej kandidatëve që shkon për nominimet kryesore do të ishte domosdoshmërisht në fletën e votimit më 5 nëntor 2024.
Mosha dhe dobësia janë pengesa e mundshme për Biden, ashtu siç janë problemet ligjore për Trump. Gjashtë muaj më vonë, pasiguritë janë aty - edhe pse ndoshta disi më pak në rastin e Trump dhe më shumë në rastin e Biden. Por javën e ardhshme, është e mundur që të qartësohen disa nga gjërat.
Më 28 qershor, amerikanët do të nisin të reflektojnë mbi debatin e parë televiziv që ndoqën një natë më herët, pra më 27 qershor. Sigurisht, është jashtëzakonisht herët për një debat presidencial. Ato mbahen zakonisht vetëm pasi të jenë finalizuar zyrtarisht kandidaturat në konventat e dy partive.
Kampi i Biden synon që të shuhen dyshimet mbi aftësinë e kandidatit të tyre për të vazhduar edhe 4 vite në këtë detyrë. Natyrisht, rezultati mund të jetë i kundërt. Pra, në këtë debat të parë presidencial ka shumë kuriozitet se çfarë do të shohin amerikanët nga Biden: liderin politik me përvojë si në rastin e fjalimit që mbajti në Kongres mbi Gjendjen e Unionit, apo figurën e vetmuar nga turma, që duket tërësisht i përhumbur? Kapitulli tjetër i biografisë së Joe Biden, mund të vendoset pikërisht nga ky moment./Përshtati Pamfleti nga “The Independent”
Lini një Përgjigje