TAGS-AT E JAVËS

Forum16 Tetor 2023, 15:13

Përdhunimi i Europës, apo Rrëmbimi i Europës... sipas Edi Ramës?

Shkruar nga Mal Berisha
Përdhunimi i Europës, apo Rrëmbimi i Europës... sipas Edi
Piktura për të cilën foli Rama në Samit

Rama luajti me pavëmendjen e tyre, ndaj kësaj vepre ose duke shfrytëzuar pamundësinë e tyre, si mysafirë që të kundërshtojnë asocimin e Europës që ata përfaqësojnë sot me Europën e përdhunuar...

Shpjegim:

Kjo pikturë përshkruan historinë mitologjike të Evropës, vajzës së mbretit të Tirit, e cila një ditë duke luajtur në breg të detit, iu afrua një dem i urtë. Duke mbështjellë një kurorë lulesh në brirët e saj, Europa pa dyshim u ngjit në shpinë. Demi, i cili në fakt ishte perëndia Jupiter i maskuar, e çoi atë në Kretë. Shohim momentin e rrëmbimit të saj, pak para se alarmi i saj të kthehet në dashuri.

====================================

Përdhunimi i Europës, apo Rrëmbimi i Europës... sipas Edi

PËRDHUNUMI I EUROPËS/THE RAPE OF EUROPA/

Apo Rrëmbimi i Europës siç e quajti Edi Rama?

Guido Reni (1575 – 1642)

Cili ishte kuptimi i paraqitjes se pikturës që i bëri Edi Rama sot, përpara europianëve, me veprën e Guido Renit:

“PËRDHUNIMI I EUROPËS”?

Në fakt ai duke demonstrurar një njohje më të mirë të pikturës sesa ata njerëz të cilët i kanë kushtuar jetën politikës dhe jo qejfeve në vendet e tyre, luajti me pavemendjen e tyre, ndaj kësaj vepre ose duke shfrytëzuar pamundësinë e tyre, si mysafirë që të kundërshtojnë asocimin e Europës që ata përfaqësojnë sot me Europën e përdhunuar të Guido Renit, e shek të XV të.

Poshtërimi i mikut nuk mund të ishte më i sofistikuar por edhe më brutal se kaq në emër të mikëpritjes!

rama mal berisha piktura

Lini një Përgjigje