E kanë fshehur këtë gjendje nga sytë e publikut drejtuesit për vite me radhë, njëri pas tjetrit, derisa e vërteta ka dalë vetë në dritare e po bërtet.
Kjo është Biblioteka Kombëtare.
Salla e katit 1 (jo ai gjysmë nëntokësori) ngjan sot me një magazinë të madhe, mbushur plot me arka bananesh. Nuk kanë banane brenda, as nga ajo gjëja e bardhë që kanë ato bananet kur vijnë nga Ekuadori.
Kanë libra, po po libra!
Pasi janë mbushur raftet, magazina, korridoret, thasët, çdo cep i mundëshëm, librat janë futur edhe nëpër arka bananesh, që janë vendosur edhe në atë që dikur ka qenë sallë leximi për shtypin dhe salla e skedarëve dhe shërbimit.
E kanë fshehur këtë gjendje nga sytë e publikut drejtuesit për vite me radhë, njëri pas tjetrit, derisa e vërteta ka dalë vetë në dritare e po bërtet.
Ajo që ka mbetur ende nga Biblioteka Kombëtare është Salla Shkencore një kat më lart, ku parketi është gjysmë i kalbur dhe karriget të ngelin në dorë nëse i lëviz nga vendi.
Nuk ka ngelur me asnjë institucion kulturor funksional, me mbiemrin Kombëtar.
Lini një Përgjigje