TAGS-AT E JAVËS

Forum24 Dhjetor 2023, 12:00

Edmond Kaceli: Origjina e Bakllavasë!

Shkruar nga Pamfleti

 Edmond Kaceli: Origjina e Bakllavasë!

Bakllavaja është me origjinë të theksuar pellazge!

Pasi vdiq Skënderbeu (Gjergj Kastrioti për ne të kshtenët) Bakllavanë na e morën turqit! Madje nuk denjuan të na e dorëzojnë as në 1912 kur Ismail Qemali, shpalli mëvetësinë!

Me rrëzimin e sistemit komunist ua rimorëm përsëri! Dhe e kthyem në origjinë!

Ka aq shumë bakllava të akumuluar për Krishtlindje, Vit të Ri e festa të tjera, në gjakun e shqiptarëve sa të gjithë kanë probleme me sheqerin në gjak!

Për faj të Saliut (Berishës) nuk po na e njeh UNESKO si ambëlsinë tipike pellazge!

Qeveria e Skënderbeut të Spiropalit, me SPAK-un në krye po mundohet me çdo kusht të na e kthejë Bakllavanë, duke arrestuar Berishën e lobuar në UNESKO!

Inshallah këto Krishtlindje na japin ndihmën e duhur për këtë çështje kombëtare të origjinës pellazge të ambëlsinës simbol kombëtar! Kështu bashkohemi edhe me Kosovën nëpërmjet Bakllavasë!

Ju paça të gjithëve!

Gëzuar Krishtlindjen, Vitin e Ri, 17 shkurtin e Pavarësisë së Kosovës, Pashkët katolike e ortodokse, Fitër Bajramin, Kurban Bajramin, Ditën e Sulltan Novruzit, 28 -29 Nëntorin, e të gjitha Festat që iu do e Bardha Zemër!

Festoni fort!

Por mos harroni origjinën pellazge të Bakllavasë e luftoni për njohjen nga UNESKO!

Ju paça!

(Ja dhe fotografitë festive gjeneruar nga IA, sipas Kacelit -të gjitha të drejtat autorit)

 

Edmond Kaceli: Origjina e Bakllavasë!

Edmond Kaceli: Origjina e Bakllavasë!

Edmond Kaceli: Origjina e Bakllavasë!

edmond kaceli origjina e bakllavasë

Lini një Përgjigje

Forum