TAGS-AT E JAVËS

Forum12 Gusht 2023, 14:08

Ben Blushi: Errësira e diellit!

Shkruar nga Ben Blushi

Ben Blushi: Errësira e diellit!

Më shumë fat kanë ata, të cilët, në fytyrën e dikujt shohin gjithmonë një diell siç është rasti i kësaj vajze dhe këtij djali, që unë i fotografova në perëndim, atëherë kur dielli ishte futur mes tyre, duke i ngrohur edhe në errësirë.

Njerëzit shohin gjëra të ndryshme në fytyrat e njëri-tjetrit.

Disa shohin një kërcënim, disa shohin një mundësi, disa shohin një kujtim, disa shohin një model, disa një shpresë, disa një dështim, disa një shkallë, disa një pengesë, disa një tmerr, disa një ferr, disa një grabitje, disa një arritje, disa një lëndim, disa një shpëtim, disa një dëshpërim, disa një ndëshkim, disa një krim, disa një clirim, disa një rënkim, disa një kalim, disa një burim, disa një tradhëti, disa një dashuri.

Më shumë fat kanë ata, të cilët, në fytyrën e dikujt shohin gjithmonë një diell siç është rasti i kësaj vajze dhe këtij djali, që unë i fotografova në perëndim, atëherë kur dielli ishte futur mes tyre, duke i ngrohur edhe në errësirë.

ben blushi

Lini një Përgjigje