
Brenda kësaj zone nuk lejohet të hyjë ushtria e asnjërës nga dy Koretë prandaj quhet zonë e demilitarizuar pra pa prezencë ushtarake.
DMZ është një rrip toke i gjerë 4 kilometra dhe i gjatë 250 kilometra që ndan Korenë e Jugut me Korenë e Veriut.
Brenda kësaj zone nuk lejohet të hyjë ushtria e asnjërës nga dy Koretë prandaj quhet zonë e demilitarizuar pra pa prezencë ushtarake.
Meqë aty pothuajse nuk kalon asnjeri prej më shumë se 70 vitesh kur janë ndarë dy Koretë, DMZ është kthyer në një kopsht natyror ku lulëzon bimësia dhe lloj lloj kafshësh dhe shpendësh qe vijnë nga të gjitha vendet dhe gjejnë aty një parajsë të boshatisur nga armiqtë më të egër të natyrës, nga njerëzit.
Gjatë pothuajse një shekulli armiqësi dy Koretë e kanë mbjellë DMZ me miliona mina për të penguar ushtritë e njëra tjetrës ta kalojnë këtë zonë për të pushtuar vëllain armik.
Çudia më e madhe është se si miliona shpendë dhe kafshë jetojnë në DMZ të patrazuara nga minat që mesa duket janë krijuar nga njerëzit vetëm për të vrarë njerëzit.
Lini një Përgjigje