
Unë e di se sa i shqetësuar është Qyno për burimet sepse njeri prej tyre, prokuror kishte folur me te dy ditë me parë dhe e kishte zënë paniku. Me tregoi bisedën me Qynon dhe heshta...
Unë nuk mund të hesht për Elton Qynon sepse kam të ngulitur në mendje dy momente.
E para, rrëfimi i tij krejt personal; kur më tregoi se si teksa po investigonte për një aferë korruptive i ishte sygjeruar/ kërkuar/ këshilluar nga një prej ish shefave të tij që ta linte atë artikull se dëmtonte interesat e “ bossit”. Qyno nuk e braktisi kërkimin e botoi diku tjetër dhe nga ai “ hetim “ gazetaresk u godit një nga rrjetet shtetërore të të bërit korrupsion.
Këtë moment e kam vlerësuar së brendshmi, pa ja thënë asnjëherë se ai veprim këmbëngulës, për mua ishte tregues integriteti profesional kurajoje dhe shembulli që i jep dinjitet misionit dhe njeriut. Veçanërisht në një terren te vështirësi gazetaria
Momenti i dytë është ai i ditës kur shkoi në SPAK.
Po pinte kafe vetëm, me një mollë në dorë (se Eltoni e merr ushqimin me vete, ka dy fëmijë dhe një kredi) Përshëndeti edhe prokurorin Behar Dibra që ishte pak tavolina më tutje dhe u çua iku. Behar Dibra ishte ai prokuror që ndërkohë i kishte çuar ftesën për ta pyetur dhe as ai , as të tjerët , nuk e kuptuan se ndërkohë që halli më i madh i Qynos ishte ku ti fshihte telefonat.
Prokurori duhet ta ketë kuptuar më vonë se mbase gazetari i kishte fshehur telefonat në Wc e atij bari ku palëve u shpëton ndonjë detaj, pse jo edhe dosjesh!
“Kam takim me një burim më tha Qyno” dhe u largua nga bar Class , që mesnatën e asaj dite ju shqye edhe depozita e ujit te tualetit, dyshuar si vendi i fshehjes se telefonave"
Nuk u mburr që e kanë thirrur ata të akuzës. As kërkoi ndihmë. As sensibilizim. Nuk e ka kërkuar ende as pas sekuestrimit te telefonave, kontrollit fizik dhe te banesës dhe vendit te punës
Natyrisht që e pyeta gjerë e gjatë Elton Qynon, mbi çdo moment nga publikimi i dëshmisë së Nuredin Dumanit, tek bisedat e Sky te njerëzve të krimit, të zyrtarëve të policisë dhe të ndonjë gjyqtari apo edhe ndokujt ne KLGJ që ekspozohet në Sky kur një kriminel kërkon një datë gjyqi dhe emrin e gjyqtarit dhe më pas thotë se “do pyesë diku ne KLGJ se ka kontakte atje” .
Paradoks i dhembshëm apo jo, se çfarë transparence te hatashme ofrohet për kriminelët në një kohë kur gazetarët qarkullojnë si pula pa kokë, në një gjyqësor të shpartalluar qe nuk ofron vendime te zbardhura për mediat, me preteksin se nuk duhen prekur të dhënat personale. Dhe gazetarët vrapojnë nën këtë terr, duke i mbajtur fort pas burimeve, plotësisht te shenjta për ta.
Unë di dhe raste kur gazetarët kanë kërkuar informacion zyrtar për njerëz potentë në krim dhe të nesërmen janë tradhtuar nga institucioni, mbasi janë telefonuar dhe pikërisht nga ky personazh u është kërkuar llogari “ çfarë kërkon për mua”.
Kjo është e vërteta e trashëgimit të gazetarit shqiptar. Tjetra është, braktisja e tij. Lënia vetëm
Meqënëse flitet për gazetarë që kanë patur Sky, (prokuroria ti vërë emër kësaj çështjeje, ti gjejë ata gazetarë, të kontribuojë për të vërteten), ja bëra pyetjen që me shqetëson kolegut.
Elton -e pyeta a ke patur Sky, enchro?
Me pa i zhgënjyer dhe ma preu: - jo Anila. Kam patur një telefon qe ma dhuroi tete vjet më parë pronari dhe aty kam gjithçka timen. Të profesionit, familjes dhe aksesin ne banke. Tek i dyti mbaja dokumentet, një arkivë e tërë dosjesh qe pastaj i printoj, u vendos emrat në krye dhe i ruaj dhe në shtëpi. Mi morën të gjitha !
Unë e di se jam gazetare dhe në shtëpinë time ka një mal me dosje, në zyrë po ashtu. Dhe i kam fshehur pas kësaj qe i ndodhi Elton Qynos. Jam e vërtetë në këtë qe po them!! Kolegët më panë se si disa dosje i “pastrova” në zyrë, megjithëse kam vite që veproj me kundër masa, sikur dikush të jetë duke më ndjekur për të zbuluar e marrë në qafë njerëzit që me besojnë mua, flasin me mua dhe më tregojnë diçka !
Unë e di se sa i shqetësuar është Qyno për burimet sepse njeri prej tyre, prokuror kishte folur me te dy ditë me parë dhe e kishte zënë paniku. Me tregoi bisedën me Qynon dhe heshta. Heshta sepse e di cdo te thotë te te BESOJNË e te mos TRADHËTOSH
Unë e di se çdo të thotë të gjurmohesh sepse duan të të zbulojnë burimet, një rrethi të ngushtë miqsh shumë muaj më parë ju kërkova të tregojmë vetëm barsaleta në telefon.
Një ndër ta ishte Pandi Gjata, që e kam shmangur në telefon për një kohë të gjatë mbasi i rrëfeva gjurmimin që po me ndodhte për gjetjen e një burimi.
Problemin me të cilin po përballet Elton Qyno që përgjatë një dite te tërë i është kërkuar burimi i lajmit, e kupton vetëm një gazetar. Cdo ditë që kalon, me telefona nën ekspertize, për një gazetar është sikur i kanë hapur zemrën për së gjalli dhe po i pickojnë çdo ind. E pyeta: Qyno çfarë mendove kur te pyesnin për burimin? Më ftuan tha, shkova. Më thoshin: zoti Elton nuk kemi gjë me ty, s'do ikësh këtej pa treguar burimin. Një ditë të tërë, (në një rrëfim që i takon gazetarit ta bëjë) atij ju kërkua me insistim burimi që nuk e dorëzoi.
“ Por tani do më largohen të gjithë - thotë- do kenë frikë se jam i përgjuar”!
Unë nuk e besoj që burimet do tremben. Por nuk e di nëse do ndodhë e njëjta gjë me gazetaret që raportojnë për drejtësinë, prokurorinë dhe policinë.
Lini një Përgjigje