
Në atë institucion, pasi e shkëmbeu me partizën që kishte Gjinushi në pronësi, nuk po pyesin as për ligj, as për procedura, as për kushtetutë....
Me Sali Berishën ndodh shumë rrallë të bie dakord. Mesaduket për këtë vit ndodhi tani në pikun e vapës.
E pra unë jam plotësisht dakord me këtë që i ka thënë sot për atë që po ndodh në Akademinë e Shkencave.
“Kjo që ndodh me Akademinë e Shkencave është identike si ngjarje me atë që ndodhi në lokalin e Borizanës. Atje mafia i vuri minat gurores së vetë dhe fshatit, dhe pastaj rrëmbeu shkopinjtë e bejsbollit për të terrorizuar banorët që u prishën shtëpitë”.
Në atë institucion, pasi e shkëmbeu me partizën që kishte Gjinushi në pronësi, nuk po pyesin as për ligj, as për procedura, as për kushtetutë.
Gjinushi kërkon të vazhdojë të jetë kryetar - kjo është e padiskutueshme dhe të gjitha të tjerat bëhen e ribëhen në shërbim të saj. Ndryshohet ligji posaçërisht, me urgjence, tejkalohet afati i zgjedhjeve, mbaron mandati, e serish ai e ata rrinë ne detyre....
Unë të gjitha i kuptoj, por një pyetje e kam ende: Po cipë a keni, një fije, vetëm një fije? Profesorë, akademikë, a çfarë dreqin jeni? A keni një fije përgjegjësi për çfarë jeni e përfaqësoni? A e pyesni ndonjëherë të vetme veten: Kush jam e çfarë po bëj për ketë vend?
Po kaq farë e keqe paskemi qenë sa një njeri, një të vetëm, s'e kemi prodhuar dot që ta hipim "atje lart" e të themi: Ja më në fund, një njeri që mund të shërbejë si model i mirë.
Lini një Përgjigje