TAGS-AT E JAVËS

Forum 9 Gusht 2024, 12:17

A është një spiun i kinezëve kandidati i Harris për zëvendëspresident të SHBA-së?

Shkruar nga Richard Spencer
A është një spiun i kinezëve kandidati i Harris për
Kamala Harris dhe Tim Walz /

Marrëdhënia e vjetër që ka me Kinën Tim Walz, kandidati demokrat për zëvendëspresident, ka nxitur sulme si nga Shtetet e Bashkuara ashtu edhe nga Pekini.

Walz dha mësim për një vit në Kinë në periudhën 1989-1990, dhe që nga ajo kohë e ka vizituar rregullisht vendin komunist, duke  argumentuar nevojën që SHBA-ja të mbajë marrëdhënie të ngushta me Kinën.

Kjo qasje i ka nxitur republikanët që ta quajnë kandidatin e Kamala Harrisit si “tepër të butë ndaj komunizmit”. J.D.Vance, homologu republikan i Walz, që i ka shndërruar sulmet ndaj marrëdhënieve SHBA-Kinë në një gur themeli të fushatës së tij, e akuzoi atë se synon “të zhvendosë më shumë vende pune nga SHBA-ja në Kinë”.

A është një spiun i kinezëve kandidati i Harris për
Tim Walz /

Të tjerë që janë pranë Donald Trumpit, kanë folur në një mënyrë akoma më agresive. “Kina komuniste është shumë e lumtur me guvernatorin Tim Walz si zëvendësin e zgjedhur të Kamalas”- shkroi në Tëitter/X Richard Grenell, i cili ishte ambasadori i SHBA-së në Gjermani gjatë mandatit të parë presidencial të Trump.

“Askush nuk është më pro Kinës se sa marksisti Walz!”- shtoi ai. Megjithatë kjo pikëpamje nuk ndahet nga të tjerët, që e vënë theksin tek rekordi i gjatë i Walz i të folurit në favor të disidentëve politikë ndaj regjimit kinez, përfshirë të mërguarit nga Hong Kongu.

Në vitin 2016, ai theu një tabu për Pekinin duke u takuar me liderin e Tibetit Dalai Lama. Po ashtu, ka kritikuar marrëdhëniet e Kinës me Rusinë në kuadër të luftës në Ukrainë. Qeveria kineze, e cila ka qenë e përpiktë në përpjekjen e saj për t’u shfaqur si neutrale ndaj zgjedhjeve presidenciale në SHBA, refuzoi që të komentonte kandidaturën e Tim Walz.

Kjo sjellje, mund të konsiderohet më vetvete si një përçmim, duke pasur parasysh se interesi ndaj Kinës në fushatat presidencale në SHBA, normalisht bie në sy edhe nuk mirëpritet në mënyrë aktive nga Pekini. Zakonisht, kemi parë një deklaratë që shprehte një shpresë të moderuar për marrëdhënie më të mira dypalëshe, kushdo që i fitonte zgjedhjet.

Disa kinezë, vunë në dukje në rrjetet sociale se Walz mbërriti në Kinë në vitin 1989. Edhe pse nuk e përmendën drejtpërdrejt masakrën e Sheshin Tiananmen të atij viti, gjë që automatikisht do të çonte në censurimin e postimeve, ata pyetën veten nëse ai mund të kishte qenë një “agjent i CIA-s” i përfshirë në nxitjen e protestave.

Walz, 60 vjeç, punoi si mësues për një vit kur ishte në mesin e të 20-ve në Foshan, në provincën juglindore të Guangdong në pjesën kontinentale të Kinës përballë Hong Kongut. “Kina po ringrihej, dhe kjo është arsyeja që shkova atje”-do të deklaronte më vonë për The Hill.

Ai ishte në Pekin dhe pa nga afër disa nga protestat e zhvilluara në sheshin Tiananmen. Përvoja ishte aq shumë mbresëlënëse për të, saqë zgjodhi të martohej në përvjetorin e pestë të masakrës, një zgjedhje e qëllimshme sipas gruas së tij, Gwen Whipple.

Gjatë karrierës së tij të mëvonshme pedagogjike në SHBA, ai vazhdoi të orientonte në tregun e punës studentët amerikanë që studionin në Kinë. Njëkohësisht, ai mbajti një qëndrim të spikatur për çështjet e të drejtave të njeriut. Walz bashkë- sponsoroi një mocion në Kongresin e SHBA-së që dënonte arrestimin e Liu Xiaobo, aktivistit veteran që fitoi çmimin Nobel për Paqen në vitin 2010, pak përpara se të vdiste teksa ishte në lirim me kusht dhe i sëmurë nga kanceri.

Në vitin 2019, Walz bashkë-sponsorizoi edhe Aktin e të Drejtave të Njeriut dhe Demokracisë në Hong Kong, i cili kërkonte vendosjen e sanksioneve nga SHBA ndaj kujtdo që zbulohej se kishte mbikëqyrur abuzimet me të drejtat e njeriut në ish-koloninë britanike.

Gjithsesi, ai është shprehur kundër ndjekjes së politikës të frenimit të rritjes ekonomike kineze nëpërmjet një lufte tregtare, teksa si presidenti Biden ashtu edhe Trump premtojnë vendosjen e tarifave më të ashpra për importet kineze.

Analistët kinezë, argumentojnë se kushdo që do të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA, s’ka gjasa që të sjellë ndonjë ndryshim të madh në politikën e Uashingtonit ndaj Pekinit, e cila diktohet shpesh nga ngjarjet dhe jo nga ideologjia.

Megjithatë, qasja e dyfishtë e Walz-it ndaj Kinës, përfaqëson një shembull të mirë të tipareve që shpesh kanë sjellë përparimet e mëdha në marrëdhëniet SHBA-Kinë, dhe që kanë ndodhur nën presidentët republikanë, veçanërisht nga takimi i Richard Nixon me udhëheqësin kinez Mao në vitin 1972.

Udhëheqësit e Partisë Komuniste, priren të gjejnë armiqësi të hapura, në përputhje me ato që ata e shohin si qasje pragmatiste në lidhje me të drejtat e njeriut, të cilat janë më të lehta për t'u parashikuar dhe trajtuar sesa një dëshirë për angazhim, e shoqëruar nga aktivizmi progresist i demokratëve ndaj atyre që cilësohen si “çështjet e brendshme kineze”./Përshtati Pamfleti nga “Sunday Times”

zëvëndëspresidenti kandidati i harris tim walz shba

Lini një Përgjigje