TAGS-AT E JAVËS

Forum15 Janar 2024, 14:55

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Shkruar nga Ergys Mërtiri

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë

Kur media, politika, shkolla, mjedisi social e gjithcka tjeter kultivojnë banalitet, shterpësi e injorancë, patjetër që kjo do reflektohet në mënyrë kaq dramatike në tregun mediatik, e më tej, kjo do të reflektohet në gjendjen e djerrinës kulturore ku ka ngecur shoqëria shqiptare.

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet po kaq shumë në të gjithë botën, siç na thonë apologjetet e banalitetit?

Sipas të dhënave nga Britania e Madhe, gjatë vitit 2023 një film dokumentar mbi natyrën ka tërhequr trefishin e audiences së premierës së Big Brother-it të rikthyer pas 5 vitesh mungesë.

Filmi dokumentar Planet Earth renditet i teti në 10 eventet me audiencën televizive më të madhe. Ai mblodhi rreth 7.4 milion shikues para ekranit nga 2.5 milion që pati premiera e BB, e cila as që iu afrua 10-shes.

Që Big Brother është një produk televiziv i llojit më të keq, që ai shfaq banalitet në një nivel fyes për publikun e që ai është i dëmshëm për shoqërinë, kjo është diçka e mirëpranuar në një rreth të gjerë kritikesh kudo nëpër botë dhe nuk ia vlen ta diskutojme.

E papranueshme është që disa cinike nëpër media kërkojnë ta amnistojnë banalitetin duke thënë se produkte të tilla i kërkon tregu dhe nuk kemi përse shqetësohemi sepse kjo ndodh në të gjithë botën.

Sigurisht fenomene problematike ka në të gjithë botën, por kjo nuk është një arsye për të mos u shqetësuar dhe aq me pak për ti pranuar problemet si te mireseardhura.

Fundja në të gjithë botën, paralelisht me problemet ka dhe njerëz që i kritikojnë. Kërkesa për të mospranuar kritikën, në emër të normalizimit të fenomeneve te kohës është diçka edhe me banale se vete produktet që ata mbrojne dhe, për më tepër, është diçka që nuk ndodh në të gjithë botën.

Por përveç kësaj duhet ta themi që nuk ka një vend te botes ku audienca shkon ne nivele te tilla sa ne Shqiperi.

Audienca e BB preku rreth 3-4 perqind te popullsise britanike, ndërsa në Shqipëri u boshatisen rrugët duke u mbërthyer të gjithë para ekranit me burra e gra, të moshuar e fëmijë.

Sigurisht ky është lajm i keq për gjendjen kulturore të shoqërisë dhe kjo tregon keqedukimin e saj.

Audienca nuk është diçka natyrore që i përzgjedh produktet mbi bazë principesh primordiale të vendosura që me lindjen e njeriut.

Ajo është diçka qe kultivohet dhe rendja e shqiptarëve për tu ushqyer në pleh tregon sesi janë kultivuar shijet, botëkuptimet, mendësitë e tyre. Kjo tregon vetëm sesa e varfër është bota e tyre kulturore, për të cilën sigurisht është punuar vite me rradhë.

Kur media, politika, shkolla, mjedisi social e gjithcka tjeter kultivojnë banalitet, shterpësi e injorancë, patjetër që kjo do reflektohet në mënyrë kaq dramatike në tregun mediatik, e më tej, kjo do të reflektohet në gjendjen e djerrinës kulturore ku ka ngecur shoqëria shqiptare.

 

big brother shqipëri

Lini një Përgjigje