Si pasojë e prioriteteve të gabuara dhe inateve të brendshme iditioke-politike, Kosova tani rrezikon të paguaj koston e defunksionazimit të saj si shtet unitar.
Ka disa muaj e vite që narrativi kryesor i opozitës në Kosovë dhe një pjese të mediave që kontrollohen nga opozita, është ndërtuar mbi presionin ndaj Kurtit që të pranojë Asociacionin për serbët, sepse në të kundërtën do ta kemi keq punën me Amerikën.
Narrativi politik kosovar me një qasje krejt të lajthitur ka braktisur kauzat kombëtare, dhe ka pranuar kauza që e dëmtojnë shtetësinë e Kosovës.
Si pasojë e këtyre presioneve, po ndodhë edhe Asociacioni, ndërkohë që temat e ndjeshme që kanë të bëjnë me të zhdukurit, me denacifikimin e institucioneve të Serbisë dhe reparacionet e luftës që duhet të paguaj ajo, përfshi heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë, kthimin e artefakteve dhe dokumenteve kadastrale e civile, mbeten nën rrogozin e neglizhencës politike, e pse jo edhe njerëzore.
Sot në Bruksel pritet të miratohet Deklarata mbi të Zhdukurit, por fatkeqësisht kjo çështje ka qenë e mbuluar me zhavorin e një teme tjetër zhurmuese (Asociacioni) që gabimisht është ranguar si tepër urgjente dhe tepër prioritare!
Si pasojë e prioriteteve të gabuara dhe inateve të brendshme iditioke-politike, Kosova tani rrezikon të paguaj koston e defunksionazimit të saj si shtet unitar.
Dhe sërish nuk do të mbushemi mend, sepse sërish do ta kërkojmë fajtorin brenda nesh, në vend se të kërkojmë heronjtë që do ta bënin një prerje në mes të politikave të këqija dhe atyre të mira, në mes të politikave inferiore dhe dinjitoze, në mes të njerëzve që votat i marrin për t'u dal zot premtimeve, dhe të atyre që i ndryshojnë kauzat politike gjatë rrugëtimit në karrierë, në mes të njerëzve që gjatë gjithë kohës kanë kërkuar vota për t'u bërë deputetë, ministra, kryeministra, presidentë, duke u thirrur në merita të luftës, kurse në Hagë mohojnë të kenë qenë drejtues të luftës (!) dhe atyre që kanë lindur pas luftës, por që janë të detyruar të braktisin vendlindjen sepse nuk dinë të gënjejnë elektoratin dhe për pasojë përfundojnë në ndonjë kontejner azilantësh në Perëndim ... e/a
Lini një Përgjigje