TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi 4 Maj 2024, 07:26

Xhepa: 90% e shqiptarëve mendojnë se të pasurit u bënë të tillë në mënyrë të pandershme

Shkruar nga Pamfleti

Xhepa: 90% e shqiptarëve mendojnë se të pasurit u bënë

Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania, sipas të cilave 44,7% e të pyeturve vlerësojnë si të mirë jetën e tyre aktuale, ndërsa 19,4 % e vlerësojnë si të keqe jetën e tyre aktuale.

Xhepa theksoi se 90% e shqiptarëve mendojnë se të pasurit u bënë në mënyrë të pandershme. Sipas tij ky është një shqetësim serioz në vendin tonë.

“90% e shqiptarëve besojnë se të pasurit janë bërë të pasur në mënyrë të pandershme. Ky  është shqetësimi serioz që po diskutonim deri tani. 63% e shqiptarëve  preceptojnë se kanë qenë përfitues nga tranzicioni. Janë shifra të konsiderueshme. 2/3 e popullatës ndihen si përfituese të këtyre proceseve, mendoj se është një indikator pozitiv”, tha ai.

Lini një Përgjigje