
Nëse kompania koncensionare do të nisë të mbledhë nga dita e shtunë, 4 janari, tarifën 270 lekë, as më shumë e as më pak kjo do të ishte një vjedhje nga xhepat e qytetarëve. Dhe me kursin që mund të aplikojë koncensionari 1 euro e shkëmben me 130 lekë, kurs ky që ka të paktën dy vjet që ka dalë ‘jashtë mode’.
Duke nisur nga 4 janari, përdoruesit e rrugës në aksin Thumanë-Kashar do të paguajnë 2.1 euro, ose 270 lekë, sikundër u njoftua pak muaj më parë. Por tarifa 270 lekë nuk përputhet aspak me kursin e këmbimit valutor, çka ngre pikëpyetje se kujt kursi këmbimi i referohet konçensionari ‘Gener2’.
Nëse kompania koncensionare do të nisë të mbledhë nga dita e shtunë, 4 janari, tarifën 270 lekë, as më shumë e as më pak kjo do të ishte një vjedhje nga xhepat e qytetarëve. Dhe me kursin që mund të aplikojë koncensionari 1 euro e shkëmben me 130 lekë, kurs ky që ka të paktën dy vjet që ka dalë ‘jashtë mode’.
Nëse i referohemi kursit të këmbimit, 2.1 euro, në rastin më ekstrem do të barazoheshin me 210-215 lekë, çka do të thotë se për çdo automjet që do të kalonte në aksin 21 km të gjatë, konçensionari do të merrte minimalisht 600 lekë më shumë se ajo tarifa prej 2.1 euro.
Nuk dihet nëse Qeveria që e ka favorizuar jo pak kompaninë ‘Gener2’ do të ndërhyjë, apo do të mbyllë sytë përpara të vjedhjeje të mundshme që do u bëhen të gjithë përdoruesve të rrugës, duke shfrytëzuar në këtë rast edhe kaosin e kursin e këmbimit valutor.
Kështu në kushte të tilla, përdoruesve të mjeteve i leverdis më mirë që të mbajnë monedha euro me vete për t’i paguar në traun e konçensionarit se sa të paguajnë tarifën me kursin që e përcakton ‘Gener2’.
Lini një Përgjigje