TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi22 Prill 2024, 14:41

“Tërbohet ” Leku, java nis me pikiatën e monedhave të huaja

Shkruar nga Pamfleti

“Tërbohet ” Leku, java nis me pikiatën e monedhave të

Sipas parashikimit të ekspertëve, euro do të vijojë në nivele të ulëta të këmbimit me lekun.

Euroja dhe dollari u zhvlerësuan në kursin e këmbimit me lekun këtë të hënë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në tregun valutor një euro u këmbye sot me 101.14 lekë ose 0.08 lekë më pak se të premten.

Një dollar u këmbye sot me 94.95 lekë, duke shënuar një zhvlerësim prej 0.04 lekësh në raport me të premten.
Ndërkohë, leku u forcua edhe në raport me paundin britanik dhe frangën zvicerane.

Të hënën një paund u këmbye me 117.24 lekë ose 1.03 lekë më oak se të premten, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 104.21 lekë ose 0.34 lekë më pak.

Sipas parashikimit të ekspertëve, euro do të vijojë në nivele të ulëta të këmbimit me lekun.

Turizmi, i cili sjell flukse të larta të euros ashtu sikurse ecuria pozitive e tregut imobiliar janë 2 treguesit që po japin ndikim në zhvlerësimin e euros në raport me lekun.

Lini një Përgjigje