TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi31 Mars 2025, 16:29

Sot ishte dita e fundit, shtyhet me 24 orë afati për deklarimin e të ardhurave

Shkruar nga Pamfleti

Sot ishte dita e fundit, shtyhet me 24 orë afati për deklarimin e

E hëna e 31 marsit 2025, ishte afati i fundit për dorëzimin e DIVA 2024 dhe Deklaratës së Tatimit mbi Fitimin, por në një njoftim të bërë sot nga Ministri i Financave, Petrit Malaj, ky afat është shtyrë edhe për 24 orë.

Sipas ministrit është vendosur që data 1 prill 2025 do të jetë dita e fundit për dorëzimin e DIVA 2024, me arsye se 31 marsi ishte ditë pushimi zyrtar.

“Sikurse është njoftuar edhe në mediat sociale të Administratës Tatimore, nesër, datë 1 prill 2025, është afati i fundit për dorëzimin e DIVA 2024. I njëjti afat, 1 prill 2025, vlen edhe për dorëzimin e Deklaratës së Tatim Fitimit”, thuhet në njoftim.

Detyrimin e kanë të gjithë të punësuarit që kanë pasur rrogë mujore bruto mbi 100 mijë lekë gjatë vitit të shkuar (mbi 1.2 milionë lekë në vit), të dy-punësuarit dhe ata që kanë të ardhura deri 50 mijë lekë të patatueshme të fituara nga të ardhurat nga qira ditore, AirBnB apo Booking.


Rreth 144 mijë qytetarë do të duhet të plotësojnë deklaratën individuale të të ardhurave vjetore DIVA 2024.

Deri më 26 mars, numëroheshin 85 mijë deklarata të dorëzuara. Kush nuk e dorëzon deklaratën, gjobitet me 3 mijë lekë, të cilës i bashkëngjitet edhe interesi dhe kamatëvonesa.

Plotësimi i kësaj deklarate i shërben Administratës Tatimore për të bërë kontrolle për evazion fiskal, si dhe për të hetuar pasurinë. Afati i fundit ishte 31 marsi, por Drejtoria e Tatimeve e shtyu deri më 1 prill për shkak se dita e sotme është pushim zyrtar.

Lini një Përgjigje