TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi 6 Shtator 2024, 16:50

Rënia e numrit të popullsisë rrit borxhin për frymë, 5600 euro për person

Shkruar nga Pamfleti

Rënia e numrit të popullsisë rrit borxhin për frymë,

Çdo person në Shqipëri ka 5600 euro borxh.

Kjo shumë del nga llogaritjet që dalin nga niveli i borxhit publik dhe popullsisë, e cila shënon rënie nga viti në vit.

Borxhi publik që ka vendi ynë sot, llogaritet të jetë 1.36 trilionë lekë ose 13.6 mld euro. Kjo do të thotë se borxhi për frymë në Shqipëri është 5600 euro.

Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Financave, në harkun e 12 muajve borxhi për frymë, i llogaritur në monedhën europiane, është rritur me 5%.

Megjithatë në terma realë, borxhi publik qendron në një trajektore rënëse, borxhi nominal për frymë ka vazhduar të rritet.

Kjo ka ndodhur, për shkak të shtimit të stokut të borxhit, por edhe të rënies së numrit të popullsisë. Me zhvillimin e CENSIT, i cili e nxjerr popullsinë me 2.4 mln banorë, vlerësimi i borxhit për frymë është edhe më i saktë.

Borxhi publik në fund të vitit 2023 shënoi nivelin 58.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke u ulur me rreth 5.5pp.

Ky nivel, i cili është më i ulët edhe me periudhën para pandemisë, shënon njëkohësisht edhe nivelin më të ulët të regjistruar, që prej vitit 2010.

Qeveria parashikon që në në vitin 2026, stoku i borxhit publik të jetë 56.7% e PBB-së./Euronews

renia e popullsise 5600 euro borxh person

Lini një Përgjigje