TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi19 Maj 2023, 18:03

Ligji për pagat miratohet javën e ardhshme, Ibrahimaj: Në qershor do të merret edhe shtesa e prillit

Shkruar nga Pamfleti

Ligji për pagat miratohet javën e ardhshme, Ibrahimaj: Në qershor

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha nga Shkodra se projektligji për rritjen e pagave do të votohet javën tjetër në Kuvend.

Ajo tha se të gjithë punonjësit e sigurisë, arsimit, shëndetësisë dhe të gjitha nivelet e administratës, në qershor do marrin pagat e rritura bashkë me shtesën e muajit prill që nuk e morën për shkak të shtyrjes së miratimit të vendimit.

Projektligji për rritjen e pagave pritet të miratohet javën e ardhshme në kuvend dhe më tej do vijohet me miratimin e akteve nënligjore që rritja e pagave të bëhet realitet për punonjësit e sigurisë, shëndetësisë, arsimtarët dhe të gjithë administratës. Ky do të jetë hapi i parë këtë vit. Pagat në qershor do jenë të rritura dhe do kenë shtesën që nuk keni marrë në prill. Në mes të vitit të ardhshëm pagat do kenë një rritje me 30-60 për qind”, tha ministrja.

pagat

Lini një Përgjigje