TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Korrik 2026, 17:11

Spanjë-Argjentinë do të riluhet sërish? Zbulohet plani për supersfidën në Katar

Shkruar nga Pamfleti
Spanjë-Argjentinë do të riluhet sërish? Zbulohet plani
Argjentinë-Spanjë

Vetëm dy ditë pas finales së Kupës së Botës 2026, ku Spanja triumfoi 1-0 ndaj Argjentinës falë golit të Ferran Torres në pjesën e dytë të kohës shtesë, mediat argjentinase kanë hedhur dritë mbi një tjetër duel të mundshëm mes dy përfaqësueseve.

Sipas raportimit të “ESPN Argentina”, Spanja dhe Argjentina pritet të përballen sërish, këtë herë në kuadër të Finalissimës, sfidës tradicionale mes kampiones së Evropës dhe kampiones së Amerikës së Jugut. Takimi ishte planifikuar fillimisht për muajin mars të këtij viti, por u shty.

Raporti thekson se bisedimet mes palëve janë në një fazë të avancuar dhe synimi është që ndeshja të zhvillohet në Katar, në stadiumin legjendar “Lusail”, i cili priti edhe finalen e Kupës së Botës 2022.

Zgjedhja e këtij impianti lidhet me faktin se qeveria e Katarit zotëron të drejtat për organizimin e kësaj përballjeje, duke e bërë “Lusail”-in destinacionin më të mundshëm për supersfidën.

Edhe pse nuk ka ende një datë zyrtare, sipas burimeve të “ESPN Argentina”, ndeshja pritet të luhet në muajin nëntor, gjatë dritares së FIFA-s të rezervuar për ndeshjet e kombëtareve.

spanja argjentina finalissima

4 Komente

  1. N
    Nikola

    MIRË ËSHTË TË LUHET KJO NDESHJE POR ME NJË KUSHT TË DYJA JANË NGA 2 HERË KAMPION BOTE DHE. TI VENDOSIN TË 4 KUPAT BOTËRORE NË TAVOLINË. DHE KUSH FITON TI MARRI TË KATRA KUPAT

    1. A
      Alajdini.

      Ça i baka skedinave ky" TIPI " . Ide gjeniale

      1. L
        Leonor Ktu

        Argjentina ka tre kupa bote dhe jo dy.

        1. T
          Titi

          Arghentina beri loje te pist ne finale me spanjen por do fitoj perseri

          Lini një Përgjigje