Kreu i grupit të PS, Taulant Balla për mediat jashtë Kuvendit, tha se ka identifikuar me emra persona që janë pjesë e listëpagesave të shërbimeve të huaja dhe që komandojnë dhunën në protestë.
Sipas Ballës qëllimi i tyre është dëmtimi i imazhit dhe ekonomisë së Shqipërisë.
“Ka persona mes atyre që komandojnë dhunën brenda në protestë, të cilët unë i kam identifikuar me emra, që janë pjesë e listëpagesave të shërbimeve të huaja, që duan të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, ekonominë e Shqipërisë. Ta Gardës Revolucionare padyshim.
Dritan Goxhaj është shërbëtor i regjimit iranin. Një njeri që mbështet aktet terroriste të Iranit publikisht, dënon aleatin strategjik dhe mikun e vyer SHBA-të, është shërbëtor i Iranit. Janë organet e drejtësisë që duhet t’i ndjekin shqetësimet dhe besoj që në ditët në vijim do të kenë fakte konkrete dhe procedime konkrete.”, tha Balla.
Ndërkohë pesë persona janë shoqëruar nga Policia e Shtetit pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit të Shqipërisë.
Sipas informacioneve paraprake, qytetarët janë shoqëruar në Komisariatin nr. 1 në Tiranë.
Ndërkohë, protesta vijon para Parlamentit, ku qytetarët kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Në terren vijojnë të jenë të angazhuara forca të shumta policie dhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH).
Edhe Dreqin me te birin do ta mbeshtese populli per tju zhdukur juve fare te keqe!