TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Korrik 2026, 19:15

Video/ Plagosja te poliklinika në Shkodër, publikohen pamjet e sulmit ndaj 32-vjeçarit

Shkruar nga Pamfleti
Video/ Plagosja te poliklinika në Shkodër, publikohen pamjet e sulmit
Pamje nga plagosja

Publikohen pamjet nga momenti i plagosjes me thikë që ndodhi mesditën e sotme në ambientet e brendshme të poliklinikës së Shkodrës.

Sipas informacioneve paraprake, 18-vjeçari Arvin Fregjaj dyshohet se plagosi me thikë Vildan Kepëcën, 32 vjeç, pas një konflikti, motivet e të cilit ende nuk janë bërë të ditura.

I plagosuri u transportua menjëherë në spital, ku mori ndihmën mjekësore. Ndërkohë, Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e konfliktit.

Pas plagosjes, ngjarja rrezikoi të përshkallëzohej. Sipas Policisë, Arben Kepëca, 41 vjeç, vëllai i të plagosurit, pasi mësoi për incidentin, mori një pistoletë me fishek në fole dhe u nis me qëllim për të gjetur autorin e dyshuar.

Ndërhyrja në kohë e uniformave blu bëri të mundur parandalimin e një ngjarjeje edhe më të rëndë. 41-vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërsa arma e zjarrit që kishte me vete u sekuestrua.

Pak orë më vonë, Policia e Shkodrës vuri në pranga edhe autorin e dyshuar të plagosjes, Arvin Fregjaj. Së bashku me të u arrestua edhe babai i tij, Agron Mehmeti, 41 vjeç, i cili dyshohet se e ka ndihmuar dhe është përfshirë në ngjarje si bashkëpunëtor në krim.

plagosje shkoder

Lini një Përgjigje