TAGS-AT E JAVËS

Forum21 Korrik 2026, 15:25

Pse anëtarët e SPAK duhet të jenë mbi gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë?

Shkruar nga Myslim Murrizi
Pse anëtarët e SPAK duhet të jenë mbi gjyqtarët dhe
Myslim Murrizi dhe Altin Dumani

Çfarë problemi ka që, pasi të mbaroni mandatin 9-vjeçar, të vijnë në vendin tuaj 20 prokurorë të tjerë, që të kenë mundësi të hapin edhe ato dosje që keni mbajtur ju kyçur në sirtarë...

Në fakt, kjo është e vërteta që prej vitit 2016, kur 140 mender deputetë votuan rresht si të tredhur këtë palo reformë në drejtësi, nga presioni i Sorrosit, të ushtruar nga Don Lu, Kirkistani dhe Ramana Vllahutin, Vllahuta.

Pra, SPAK u krijua nga politika dhe mund të shkrihet nga politika, thotë Altin Dumani.

Rama thotë që reformën e ka bërë PS me Fatmir Xhafën, por në fakt është votuar nga PS-PD-LSI-PR-PDIU.

Pra, edhe e dini që ju paska bërë politika, edhe kërkoni prapë mandat tjetër 9-vjeçar si lypsar te POLITIKA, a thua se po qan shpata për një burrë.

Po pse, çfarë problemi ka që, pasi të mbaroni mandatin 9-vjeçar, të vijnë në vendin tuaj 20 prokurorë të tjerë, që të kenë mundësi të hapin edhe ato dosje që keni mbajtur ju kyçur në sirtarë?

Anëtarët e Gjykatës së Lartë e kanë 9 vjet mandatin.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese e kanë 9 vjet mandatin.

Prokurori i Përgjithshëm e ka 7 vjet mandatin.

Po për ju, bizbiq prokurorë, pse u dashka 18 vjet mandati?

Hajt, rrini aty edhe 2 vjet, deri në 2028, dhe qerohuni, se një vrimë në ujë keni bërë në këto 7 vjet, në krahasim me pritshmërinë e qytetarëve dhe pagat rreth 10 mijë euro në muaj që keni marrë, e të gjithë familjarët e punësuar në vendet më të mira në gjykata, prokurori e administratë.

myslim murrizi altin dumani

1 Komente

  1. E
    Ervin

    Te zgjasesh mandatin e prokuroreve te Spak eshte njesoj sikir te krijosh nje perbindesh. Asnje konttoll, askujt nuk i japin llogari, hapin dhe mbyllin si te duan dosje. Ild, Klgj gjyqtaret, prokuroret e tjere dhe politika nuk i konttollon dot pasi keto pale jane subjekte hetimi te tyre. Rotacioni i ture eshte i domosdoshem dhe jetik per ekzistencen dhe fuksionimkn me ligj te ketij institucioni dhe garanci per shtetin e te deejtes. Deri tani kane bere goditje politike sipas deshires se Rames. Griupet kriminale jane goditur disi vetemnkur dosjet vijne te kopsitura nga jashte. Rasti flagrand i Pellumb Gjokes, i akuzuar per 3 vrasje dhe i denuar me 6 vite burgim. Jo se kaq e denoi gjykata por se kaq keekoi prokurori o Spak. Dhe afermendsh gjykata ska si vendos ndryshe.

    Lini një Përgjigje