TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Korrik 2026, 07:18

Stuhi, reshje shiu dhe breshër në disa zona të vendit, si pritet të jetë moti këtë të mërkurë

Shkruar nga Pamfleti

Stuhi, reshje shiu dhe breshër në disa zona të vendit, si pritet

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë mot me vranësira dhe reshje shiu në pjesën e parë të ditës.

Sipas parashikimit, vranësirat do të jenë të pranishme që në mëngjes, por pritet të pakësohen gradualisht pas orëve të para të ditës.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të përfshijnë veriun dhe qendrën e vendit që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes. Në disa zona priten edhe shtrëngata të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Gjatë orëve të ditës, reshjet do të kufizohen kryesisht përgjatë zonave malore, ndërsa në mbrëmje pritet ndërprerja e tyre në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi në verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s dhe herë pas here do të arrijë deri në 15 m/s.

Në det pritet valëzim i forcës 2 deri në 4 ballë.

Lini një Përgjigje