TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Prill 2023, 16:52

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Biden paralajmëron rikandidimin

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Biden paralajmëron rikandidimin

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka deklaruar sot se po planifikon të rikandidojë për një tjetër mandat.

Megjithatë, ai ka theksuar se ende nuk është ende gati për të njoftuar një qëndrim zyrtar.

Në një bisede gjatë ceremonisë së Pashkëve në Shtëpinë e Bardhë, i pyetur nga një gazetar lidhur me këtë çështje, ai është shprehur se po e mendon një gjë të tillë.

“Kam në plan të kandidoj, por nuk jemi ende gati ta shpallim një vendim të tillë”, tha Presidenti Biden në një intervistë për emisionin “Today”.

Si Presidenti Biden ashtu edhe Nënpresidentja Kamala Harris kanë thënë se do të kandidojnë së bashku.

Joe Biden është presidenti i 46-të dhe në detyrë i Shteteve të Bashkuara. Ai mori detyrën më 20 janar 2021.

Mosha e tij e bën atë presidentin më të moshuar të Shteteve të Bashkuara në histori. Joe Biden, që ka shërbyer në administratën publike për gati gjysmë shekulli, kërkoi me ngulm të ishte pjesë e fushatës për të treguar vendosmërinë e tij në çuarjen përpara të gjërave dhe ia doli të bëhet president.

Pensilvania është shteti i tij, të cilin e zgjodhi edhe si fundin e etapës së fushatës zgjedhore. Me këtë shtet, Biden ruan lidhje të ngushta pavarësisht se votat e qytetarëve të tij ishin përcaktuese në fitoren e Donald Trump në vitin 2016.

 

shba zgjedhjet presidenciale në shba

Lini një Përgjigje