TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Nëntor 2023, 16:16

Zgjedhjet në Serbi, paralajmëron avokati: Vuçiç do të ketë të njëjtin fat si Millosheviçi

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Serbi, paralajmëron avokati: Vuçiç do

Avokati Tomë Gashi ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se nëse presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të humbasë zgjedhjet do të ketë të njëjtin fat si Slobodan Millosheviç.

Në një intervistë për Euronews Albania, avokati theksoi se Millosheviç bëri katër luftëra për ish-Jugosllavinë, por ai vdiq i padënuar.

Më tej ai shtoi se Vuçiç mund të ketë fatin e Millosheviç, por jo duke humbur jetën në burg.

“Nëse Vuçiç humb zgjedhjet mund ta presë fati i Millosheviç, por jo fati i Millosheviç që të vdes në burg. Me vdekjen e tij fitoi Serbia, sepse kishim në kriminel të Ballkanit, ishte një kasap. Millosheviç bëri katër luftëra për ish-Jugosllavinë, por ai vdiq i padënuar. Në aspektin juridik Serbia ka përfituar, ndërsa viktimat që kanë qenë civile në Bosnje dhe Kroaci, duke ditur që ai ishte iniciatori i këtyre katër luftrave ka mbetur që drejtësinë ta kërkojnë duke u dënuar gjeneralët dhe estabishmenti më i lartë i Serbisë asokohe”, tha avokati.

zgjedhje servi avokati vucic milloshevic

Lini një Përgjigje