TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Nëntor 2023, 15:55

Armëpushimi në “fije të perit”/ Izraeli kërkon lirimin e disa pengjeve, Hamasi pretendon se janë vrarë

Shkruar nga Pamfleti

Armëpushimi në “fije të perit”/ Izraeli kërkon

Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit është sërish në ngërç për shkak të problemeve që kanë ndodhur në lirimin e disa pengjeve. Izraeli i ka dërguar Hamasit një listë me personat që kërkon të lirohen por Hamasi ka thënë se ata janë vrarë gjatë bombardimeve.

Shteti hebre i kërkoi Hamasit të lirojë një nënë dhe dy fëmijët e saj, Shiri Bibas, Ariel, 4 vjeç, dhe Kfir, 10 muajsh, por grupi militant pretendon se ata janë vrarë.

“Familja, duke përfshirë Kfirin 10 muajsh, vëllain e tij katërvjeçar Ariel dhe nënën Shiri, u vranë në bombardimet izraelite përpara se të fillonte armëpushimi”, tha Brigada al Qassam në një deklaratë.

Pretendimet, të bëra në mediat sociale të grupit, nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur dhe ushtria izraelite lajmëroi se ka nisur hetimin.

Familjarët e Bibas pretendojnë se Hamasi është duke luajtur lojëra psikologjike dhe nuk i lirojnë për përfitimet e tyre.

Palët e përfshira në marrëveshje janë duke zhvilluar bisedime intensive në mënyrë që të zgjatet sërish armëpushimi i cili përfundon këtë mbrëmje. Por një nga problemet kyçe është lirimi i pengjeve, pasi familja Bibas ishte në listën e personave që Izraeli kërkon të lirohet.

marrëveshja izrael hamas lirimi pengjeve

Lini një Përgjigje