TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Gusht 2025, 21:01

Zelensky bisedë telefonike me kryeministrin holandez: Garancitë e sigurisë për Ukrainën shumë shpejt gati!

Shkruar nga Pamfleti

Zelensky bisedë telefonike me kryeministrin holandez: Garancitë e

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryeministrin e Holandës, Dick Schoof.

Në fokus të diskutimeve ishte situata aktuale në Ukrainë, iniciativat diplomatike dhe mbështetja ndërkombëtare.

Në një postim në rrjetet sociale, Zelensky falënderoi kryeministrin holandez për fjalët e ngrohta mbështetëse dhe vlerësoi ndihmën dhe solidaritetin e vazhdueshëm të Holandës për popullin ukrainas.

Presidenti ukrainas theksoi se biseda përfshiu zhvillimet më të fundit diplomatike, kontaktet në Uashington dhe perspektivën për përfundimin e luftës.

Ai përsëriti gatishmërinë e Ukrainës për të ndërmarrë “hapa konstruktivë për paqen”, por vuri në dukje se Rusia ‘nuk po bën asgjë dhe vijon bombardimet ndaj qyteteve ukrainase’.

“Ne i interpretojmë të gjitha sinjalet që vijnë nga Moska në të njëjtën mënyrë. Nevojitet presion për të ndryshuar qëndrimin e saj, si dhe një takim në nivelin më të lartë për të diskutuar të gjitha çështjet”, deklaroi Zelensky.

Një nga temat kryesore të diskutimit ishin garancitë e sigurisë për Ukrainën. Sipas Zelenskyt, ekipet e Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë po punojnë në ndërtimin e arkitekturës së re të sigurisë, e cila pritet të jetë gati në ditët në vijim.

Gjithashtu, në pjesë e bisedës ishte edhe bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes. Zelensky bëri të ditur se janë arritur marrëveshje të rëndësishme në këtë drejtim dhe paralajmëroi një takim të ardhshëm me përfaqësues të qeverisë holandeze për të avancuar më tej bashkëpunimin.

Lini një Përgjigje