
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se Serbia gjithmonë respekton integritetin territorial të BeH, Marrëveshjen e Dejtonit dhe Kushtetutën, si dhe të drejtat e tre popujve përbërës dhe dy entiteteve në Bosnje, duke theksuar se nuk luhen lojëra të dyfishta as me Bosnjen e as me Kosovën.
“Unë gjithmonë jam shumë i sinqertë dhe i drejtë. Kurrë nuk luaj lojëra të dyfishta, as për çështjen e Bosnjë-Hercegovinës, as për çështjen e Kosovës, as për asgjë tjetër”, u shpreh Vuçiç për “Avaz” të Sarajevës.
Ai deklaroi se Serbia është e gatshme t’i ndihmojë të gjithë, por populli i Republikës Srpska kërkon dhe pret ndihmën dhe mbështetjen e saj, duke shtuar se Serbia do të ndihmojë njerëzit nga RS, por edhe ata nga mjedisi boshnjak.
“Le të themi, nëse më pyet për konsullatat, nëse dëshiron të hapësh një konsullatë të BeH në Nish, Krushevc, vazhdoni… Ne i kemi dhënë të gjitha lejet në Novi Pazar, kështu që çfarë të doni është e mundur. Për ne kjo është çështje e marrëdhënieve normale, racionale kombëtare”, tha ai.
I pyetur për sanksionet e SHBA-së kundër zyrtarëve serbë, si dhe drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA) Aleksandër Vulin, Vuçiç tha se nuk dëshiron të flasë më për këtë por tregoi se duhet gjetur një zgjidhje se si tejkalimi i pengesave ekonomike dhe politike që dalin prej saj.
Ai hodhi poshtë akuzat se Serbia është “një faktor jostabiliteti në rajon”.
Vuçiç theksoi se nisma “Ballkani i Hapur” është e ardhmja dhe se gjithçka varet nga sa njerëz të zgjuar në rajon që do të mblidhen rreth kësaj ideje.
Lini një Përgjigje