Një vend i madh ka nevojë për një ideologji shtetërore. Përndryshe nuk është asgjë. Dhe kur e humb, vetë kombi avullon.
Sergey Karaganov (strateg i njohur rus, me influencë të madhe në politikën e jashtme dhe ideologjinë e Kremlinit) ka aftësinë të thotë gjëra të frikshme gjithmonë me buzëqeshje në fytyrë, një buzëqeshje që nuk dihet nga i buron…
Në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut në qershorin e kaluar, nuk i shpëtoi kujt lavdërimi që Putin i bëri Karaganovit personalisht, madje edhe një shuplakë miqësore në shpatull.
“Më bëri përshtypje. Besoj se ai pajtohet me vizionin tim për botën.”
Karakteri dhe ideologjia e Karaganovit, politolog dhe një nga themeluesit e Valdai Club, ku Putin merr pjesë rregullisht, shkruhen në librin e tij “Ëndrra e Rusisë në shekullin XXI”, ku propozon krijimin e një ideologjie shtetërore, një lloj kolektivizmi shpirtëror të ri në emër të së cilës duhet të sakrifikohen liritë individuale.
Opinioni i Putinit për librin nuk dihet, por publikimi i tij në faqet zyrtare të Ministrisë së Jashtme dhe Këshillit të Sigurisë është një shenjë.
Karaganov shton se SHBA-të nuk janë “e keqja e civilizimit perëndimor”. Janë më racionalë se evropianët, ndaj është më e lehtë të negociohet me ta.
Por sipas tij, Donald Trump nuk ka interes të ndalojë luftën në Ukrainë, përveç ambicies personale, përveç në rast të një katastrofe totale apo incidenti bërthamor.
“Ai dhe Amerika po përfitojnë, duke shterruar Europën dhe duke e bërë të paguajë për të mbajtur Kievin gjallë.”
Deklaratat e Karaganovit për konfliktin ukrainas janë provokuese dhe të papranueshme për shumicën.
Në verën e 2023-it, ai foli për nevojën për të lëshuar një bombë bërthamore mbi Poloni, si një mënyrë për të rikthyer frikën tek njerëzimi.
“Shpresoj në paqe dhe jam mirënjohës për përpjekjet e Putinit dhe Trump. Por marrëveshjet dhe shtrëngimet e duarve nuk mjaftojnë. Fillimisht, të gjithë duhet të kuptojnë se ne nuk luftojmë kundër Ukrainës, por kundër Evropës së bashkuar. Kundër Evropës së Napoleonit dhe Hitlerit. Elitat tuaja kanë humbur çdo formë besueshmërie dhe autoriteti, dhe për këtë kërkojnë luftë kundër nesh.”
Karaganov, 70 vjeç, pas një karriere në shkrimin e fjalimeve për Brezhnjevin dhe presidentë të tjerë rusë, përjashtuar Gorbaçovin, dhe pas teorive për “siberizimin” e Rusisë drejt Lindjes, tani gëzon njohje nga pjesa më nacionaliste e pushtetit dhe opinionit publik.
“Putini dhe unë jemi entitete të ndara. Nuk pajtohemi gjithmonë. Europa sot është përqendruar tek individualizmi i tepruar dhe konsumizmi ekstrem. Unë propozoj rikthim tek vlerat e përbashkëta, të lashta dhe të ndara.
Ideologjia ime është për liderë të vërtetë. Dhe për të qenë i tillë, duhet të kufizohen liritë individuale dhe civile. Misioni i Rusisë është të ndalojë degradimin e njeriut dhe të çlirojë botën nga hegjemonia globale.
Kjo është rruga e duhur. Trump është i tërhequr nga Putini, sepse e di se ne duhet ta fitojmë këtë luftë. Por koha e zgjedhjeve të tij po afrohet, ose është me ne, ose me Evropën!”/ Corriere della Sera
Kurveria Sllave me e ndyra e planetit e ka pasur e dote shuhet nga endrra e marrjes se Europes Kontinentit me simpatik, klimatik, krijues, artistik, e c'te te them. Koke derrat qe ne nje xhep mbajne shishen e vodkes e ne xhepin tjeter sallon e derrit i kane trute sklerotike e u punon mendja te dalin ne Portugali. Multikulturalizmi Europian beri boten me kundershtite e pelqimet qe nxiten artin, shkencat, perparimin e bene dhe bejne shpikjet me madheshtore te njerezimit. A ka me bukur qe popuj me kultura e gjuhe te ndryshme jetojne ne paqe e urti si Europa Bashkuar. Derrat nicivoi vertet kane nje hapesire gjigande, por eshte me shume popullsi, me kultura e gjuhe te ndryshme qe jane detyruar te flasin gjuhen nicivoi. Po te shihni me kujdes dokumentaret e luftrave boterore e deri sot ushtria e nicivoit ka shumicen e "trimave" mongole e si kineze qe perdoren mish per top. Ruset e "paster" qe e kane origjinen nga Suedezet na preferojne te bejne ballet ne Ballshoi Kallava. Perandoria Persiane, Romake, Ottomane shkuan per dhjame qeni e tani i ka ardhur radha Rusise e pas tyre Kines se perandorit Chin, qe do shperbehen si muti ne shi.