TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Prill 2025, 17:13

Urdhëri nga Dubai, si u ekzekutua mafiozi grek; a qëndron pas ekzekutimit mafia ruse?

Shkruar nga Pamfleti

Urdhëri nga Dubai, si u ekzekutua mafiozi grek; a qëndron pas

Të tjera detaje janë zbuluar nga ekzekutimi i Giorgos Moschouris, një prej emrave të mëdhenj të mafies greke, ndoshta i fundit, që kishte mbetur gjallë. Ai u qëllua për vdekje jashtë një qendre private diagnostikuese në Chalandri, pasditen e së enjtes.

Sipas oficerëve të lartë të Policisë greke, ky është sulmi më i rrezikshëm vrastar në 40 vitet e fundit në fushën e krimit të organizuar në territorin grek.

Sipas informacioneve, në bazë të mënyrës së veprimit të autorëve, policia mendon se sulmi ishte një goditje e një mafie të huaj dhe ajo që i bën edhe më problematike veprimet e autorëve është se nuk kanë marrë parasysh humbjen e jetëve të tjera, përvecc objektivit që kishin për ta ekzekutuar.

Autoritetet policore dyshojnë se pas vrasjes së Moschouris qëndron mafia ruse. Madje, sipas të njëjtave informacione, disa muaj më parë Policia kishte ngritur një kallëzim penal për 50-60 persona të përfshirë në kontrabandë karburantesh e cigaresh, ndërsa dyshoheshin edhe për vrasjen e 5 kriminelëve grekë.

Autoritetet vënë në dukje se ka një përpjekje për të eliminuar grupet kriminale greke dhe mafiozët vendas, në mënyrë që mafiozët e huaj të mund të marrin zonat nën kontroll.

Urdhëri nga Dubai, si u ekzekutua mafiozi grek; a qëndron pas

Në vitin 2020, Giorgos Moschouris ishte sërish objektiv i një sulmi në Vari. Në fakt, emri i tij është përfshirë në pesë sulme vrasëse, por ndaj tij nuk është ngritur një çështje penale.

Ishin dy persona që dyshohet se kanë qëlluar me kallashnikovë nga mafiozit grek. Sulmi ishte në prapaskenë dhe i planifikuar shumë mirë. Autorët kishin ndjekur George Moschouris dhe e dinin se ai nuk ishte i armatosur, apo nuk kishte masa të rrepta mbrojtjeje.

Pasi e ekzekutuan, ata vazhduan me I. X të vjedhur në drejtim të Patima Chalandriou ku i vunë flakën mjetit dhe më pas u larguan me një makinë tjetër, me gjasë drejt Attiki Odos.

Urdhëri nga Dubai, si u ekzekutua mafiozi grek; a qëndron pas

George Moschouris ishte një nga emrat e fundit të mëdhenj të mafies greke. Kur doli nga burgu, ai u tha miqve të tij se do të linte aktivitetet ilegale dhe do të merrej me parukeri duke pretenduar se ishte biznesmen. Ai ishte aktiv në pikat e karburantit, por muajt e fundit kërkonte një pjesë nga ‘tepsia’ e cigareve kontrabandë dhe kjo “hapje” duket se i ka kushtuar jetën. Vlerësohet se ai është një tjetër viktimë e mafies rusishtfolëse. Ekzekutimet e Zambounis dhe Roumpetis i kishin paraprirë kësaj. Të gjithë donin të përfitonin nga cigaret përveç pikave të karburantit .

Autorët e krimit nuk e njihnin viktimën, por kishin marrë urdhër të qartë për ta vrarë dhe ishin paguar shumë mirë për të arritur qëllimin e tyre.

Urdhëri nga Dubai, si u ekzekutua mafiozi grek; a qëndron pas

Urdhri po hetohet si i dhënë nga një burrë që ka qenë së fundmi në Dubai dhe është vënë në shënjestër të autoriteteve për sulme të tjera vrasëse.

 

Lini një Përgjigje