
Presidenti Donald Trump ka hequr foton e paraardhësit të tij në detyrë, Joe Biden nga “Shëtitorja e Famës Presidenciale” në Shtëpinë e Bardhë.
Kjo u konfirmua nga Margo Martin, ndihmëse speciale e presidentit dhe këshilltare për komunikimin përmes një postimi në X, ku ka ndarë një video të shëtitores në të cilën shihen portrete bardh e zi të presidentëve në korniza ari. Por portreti i një presidenti të mëparshëm mungonte: Ai i Joe Biden.
Në vend të një portreti, ai përfaqësohej me një fotografi të firmës së tij të bërë me autopen (një pajisje që firmos automatikisht dokumente).
Trump ka qenë i fiksuar pas përdorimit të autopen-it nga Biden dhe në qershor urdhëroi një hetim për këtë çështje, duke përmendur në një memorandum “rënien mendore” të Bidenit.
Biden i hodhi poshtë asokohe akuzat e Trumpit, duke thënë se ai i ka marrë vetë të gjitha vendimet gjatë presidencës së tij, përfshirë faljet, urdhërat ekzekutivë dhe ligjet, dhe se pretendimet për përdorimin e autopen-it janë të pavërteta.
Trump edhe më parë kishte thënë se do të vendoste një imazh të firmës me autopen në vend të portretit të Bidenit.
The Presidential Walk of Fame has arrived on the West Wing Colonnade
— Margo Martin (@MargoMartin47) September 24, 2025
Wait for it… ????️???? pic.twitter.com/ApWfdxfFQa
Lini një Përgjigje