TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Qershor 2025, 10:55

Trump: Bombardimi i Fordow si Hiroshima, i dha fund luftës me Iranin!

Shkruar nga Pamfleti
Trump: Bombardimi i Fordow si Hiroshima, i dha fund luftës me Iranin!
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte në Samitin e NATO-s 2025, 25 qershor 2025 në Hagë, Holandë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump në ditën e dytë të samitit të NATO-s foli me gazetarët  së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të aleancës, Mark Rutte.

Trump tha se beson që Irani nuk do të ndërtojë bomba bërthamore për një kohë të gjatë.

I pyetur në lidhje me raportin e rrjedhur të inteligjencës, Trump tha se ata “vërtet nuk e dinë” dhe se sulmet amerikane shkaktuan një “zhdukje totale” të lokacioneve bërthamore të Iranit.

Ai e cilësoi ndërhyrje e SHBA në Iran si një Hiroshima apo Nagasaki pa të cilën lufta nuk do kishte përfunduar.

“Tani gjëja e fundit që ata (Irani) duan të bëjnë është të pasurojnë uranium, do jetë shumë e vështirë. Ata shpenzuan miliarda dollarë, por sulmi jonë i dha fund luftës, nuk dua të bëj krahasime, por ishte pak a shumë një Hiroshimë apo Nagasaki. Nuk duhet të shqetësohemi më për Iranin. Gjithçka është shkatërruar, është mbuluar nga miliona tonelata shkëmb. Gjithçka u në nga pilotë shumë të zotë dhe të përgatitur po CNN, New York Times dhe media të tjera po përpiqen ta zhbëjnë këtë sukses”, tha Trump.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm u shpreh se është i bindur se do të votojnë për rritjen e buxhetit në mbrojtje në 5%, kërkesë e parashtruar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Sipas tij, aleatët nuk do të kishin rënë dakord të rrisnin shpenzimet e mbrojtjes në 5% pa Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

"Kjo nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do të ishit zgjedhur në vitin 2016 dhe rizgjedhur vitin e kaluar dhe përsëri në detyrë në janar.", u shpreh ai duke folur për mediat bashkë me presidentin amerikan.

Fokusi i këtij samiti do të jetë tek një sërë çështjesh të rëndësishme me të cilat përballet aleanca. Rritja e investimeve në mbrojtje, një kërkesë e parashtruar nga Donald Trump, është tema më e rëndësishme si edhe mbështetja ndaj Ukrainës, e cila po përballet me agresionin rus.

Lini një Përgjigje